Situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë përditë e më e rrezikshme, ndërkohë që kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zgjedhur personalisht të heshtë. Por homologu i tij kosovar, Albin Kurti, në një intervistë për mediat boshnjake, ka hedhur akuza të forta ndaj Ballkanit të Hapur, projektit të mbështetur fuqimisht nga Edi Rama. Kurti tha se Beogradi është shkaku kryesor i problemeve në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, edhe projekti i Ballkanit të Hapur, ka ndikim rus. Por Shqipëria ka pasur një reagim nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Xhaçka, por i sforcuar për të mos përmendur emra, ndërsa ka thënë se barrikadat janë të vendosura nga kriminelët. Kaq ka mjaftuar dhe homologu i saj serb Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Xhaçka, po e inkurajon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “që të vazhdojë me provokime”. Por, Sa e rrezikshme është situata? “Fatkeqësisht, tani nuk kam arsye të shqetësohem për një përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës,” ka dekalruar për BILD eksperti ballkanik dr. Konrad Cleëing, nga Instituti Leibniz për Kërkimet e Europës Lindore dhe Juglindore. “Në qarqet kritike ndaj qeverisë në Serbi, ky hap interpretohet kryesisht si një manovër për të bërë diversion për shkak të krizës ekonomike në vend. Por unë mendoj se shpallja e gatishmërisë më të lartë për të luftuar është e rrezikshme. Në një pikë të rëndësishme, kjo tregon se institucionet serbe janë strukturalisht dhe konceptualisht në vazhdimësi të ngushtë me vitet ’90 të luftës, sepse gatishmëria më e madhe për të luftuar nuk vlen vetëm për ushtrinë, por edhe për policinë, xhandarmërinë dhe shërbimin sekret,”- thotë Cleëing.
SHBA-ja dhe BE-ja të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës. Më tutje thuhet se SHBA-ja dhe BE-ja mirëpresin garancitë e lidershipit të Kosovës, që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë, ose përndjekjen e atyre, që protestojnë paqësisht. Departamenti thotë se BE-ja dhe SHBA-ja u bëjnë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Tensionet në veri/ Kurti godet Ramën: ‘Ballkani i Hapur’ me ndikim rus
Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë përditë e më e rrezikshme, ndërkohë që kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zgjedhur personalisht të heshtë. Por homologu i tij kosovar, Albin Kurti, në një intervistë për mediat boshnjake, ka hedhur akuza të forta ndaj Ballkanit të Hapur, projektit të mbështetur fuqimisht nga Edi Rama. Kurti tha se Beogradi është shkaku kryesor i problemeve në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, edhe projekti i Ballkanit të Hapur, ka ndikim rus. “Mendoj se Ballkani Evropian është mjaft i hapur, dhe Ballkani i Hapur nuk është mjaftueshëm evropian. Ne kemi nevojë për një Ballkan demokratik dhe evropian, ndërsa Ballkani i Hapur dëshiron që Ballkani të jetë i hapur ndaj Federatës Ruse, ashtu siç Serbia është e hapur ndaj Federatës Ruse. Ballkani i Hapur nuk është tamam një nismë, që mund të vlerësohet realisht, por ka marrë shumë vëmendje mediatike. Unë nuk jam një politikan, që besoj në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Unë dua Ballkanin Evropian. Por nëse flasim edhe për orientim politik, nuk besoj se Ballkani mund të ndërtojë diçka pa komunitetin evropian dhe pa NATO-n. Prandaj e kundërshtoj atë projekt,”- tha Kurti.
Xhaçka reagon sërish: Pasojat do të ishin dramatike, nëse barrikadat do të ishin paqësore
Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, me barrikadat e ngritura nga serbët. “Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve. Barrikadat, që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë. Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale,”- shkroi Xhaçka. Në një postim ku i’u përgjigj homologut të saj serb, Xhaçka u shpreh se barrikadat nuk janë mjet për protestë paqësore. “Na vjen keq që nuk pajtohemi! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore! Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë. Fare.”
‘Ideja e ndarjes së Kosovës ishte e Edi Ramës, jo e Thaçit’
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ideja e ndarjes së Kosovës nuk ka qenë e ish-presidentit Hashim Thaçi, por akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Rama. “Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, -ka thënë Hasani. Po ashtu, Hasani thotë se ideja ka pasur qëllim edhe për të delegjitimuar Hashim Thaçin. “Unë kam besu edhe sot besoj që ajo ide ka pas delegjitimin e Hashim Thaçit, që kur të shkon në Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”,- ka deklaruar Hasani. Po ashtu ai ka folur edhe për takimin e Thaçit me presidentin rus, Vladimir Putin. “Rama me Vuçiçin kanë besu që mundet me kriju një momentum, kështu ka ardhur edhe takimi i Thaçit me Putinin”.