Tenderat sekretë/ Bardhi: Manastirliu dërgon dokumentet në SPAK vetëm pasi i vuri zjarrin ministrisë

149
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Ministrisë së Shëndetësisë, pas deklaratës së kësaj të fundit se, nuk ka pasur një zjarr në godinë por vetëm një incident nga një punonjëse e cila tashmë ndëshkuar.

Bardhi thotë se, bashkëpunëtorja e Edi Ramës, në vjedhjen e tenderëve i ka vënë flakën dokumenteve, ndërkohë që SPAK nuk ndërhyn.

Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret!

Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë!

SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!

Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!”, shkruan Bardhi