Qytetarët shijojnë “lirinë”, ulet frika nga virusi

263
Sigal

Higjiena personale është në dorë të individit, ndërsa strukturat shtetërore minimizojnë disi rrezikun. Dezinfektimi tek Liqeni i Farkës u bë të premten nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë së Tiranës, siç ndodh thuajse çdo ditë pas orës 17:30, kur edhe fluksi i lëvizjeve bie.

Frekuentuesit e kësaj zone e shohin si diçka pozitive. E diela shkakton dyndje në çdo vend ku fëmijët mund të luajnë. Edhe ky territor u përshkua nga solucioni. Frika duket se është në shkallë shumë më të ulët sesa ajo e pikut të pandemisë.

Mjafton të krahasohen pamjet e filmuara të shtunën e 11 prillit me këto të kësaj të diele, për të treguar diferencën e qasjes së qytetarëve ndaj virusit. Hapja po ndodh çdo ditë dhe frekuentimi i parqeve gjatë fundjavave është shndërruar në rutinë. Kur vjen puna tek familja, distancimi social në këto raste duket si një vegim i largët i një ëndrrë të keqe me koronavirus.