Tender 30 miliardë lekë për uniformën e policisë

1207
Sigal

Dritë hijet e një skandali të ri duket se do të mbërthejnë Ministrinë e Brendshme, e cila ka vendosur që t’ia japë tenderin e uniformave të policisë për katër vite një kompanie të vetme. Sipas njoftimit, dita e dorëzimit të dokumenteve është 19 gusht, më pak se 21 ditë, duke shkelur një nga kriteret e ligjit dhe favorizuar kompaninë e paracaktuar

Dritë hijet e një skandali të ri të Ministrisë së Brendshme, favorizohet oferta më e lartë

Tender 30 milionë $ për uniformat e policisë, kompania fituese është e paracaktuar

Qeveria shqiptare nuk ndalet në dhënien e tenderëve me dhjetëra miliona euro për kompanitë e miqve dhe klientë ve të tyre. Madje, tani, ministritë janë në garë me njëra – tjetra se cila nga ato do të japë tenderë më shumë, nëse ka mundësi edhe për … oksigjenin e ajrit.

Ministri Lleshi, lë gazin helmues dhe merret me tenderët

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi tani, që njerëzit kanë shkuar për banja në det, i erdhi edhe radha që të merret me operacione ekonomike të tenderëve. Sipas të dhënave nga Open Data, ministri i Brendshëm do të shpenzojë mbi 30 milionë dollarë për tenderin e uniformave të policisë, në një praktikë e cila është denoncuar si e paracaktuar. Burime bëjnë me dije se, tenderi pritet të fitohet nga kompania shqiptare ndërsa, edhe pse bëhet fjalë për një tender ndërkombëtar, teknikalitetet janë ndërtuar në mënyre të tillë që asnjë kompani të mos ketë mundësi teknike të përgatitet për të marrë pjesë në tender. Kontrata parashikon që furnizimi i veshjeve të policisë në 4 vitet e ardhshme t’i jepet kompanisë fituese, ndërsa ka po kaq vite që tenderi dështon, edhe pse kompanitë të tjera kanë marrë pjesë në proces dhe kanë bërë oferta shumë herë më të ulëta se kompania që do të fitojë tenderin, megjithëse ka pasur ofertën më të lartë. 2 ditë më parë Ministria e Brendshme ka shpallur tenderin e hapur ndërkombëtar të Uniformave dhe pajimeve për Policinë e Shtetit.

Ngutja e tenderit

Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policise se Shtetit

2 miliard lekë këpucë dhe uniforma për Policinë e shtetit. Qeveria përmes Agjencisë se blerje të përqendruara shpall tender. Njoftimi shpjegon që data e dorëzimit të dokumenteve është 19 gusht (më pas se 21 ditë) . Që tani ky tender është markuar me një flamur të kuq parregullsi të mundshme për shkak të mungesës së afatit për plotësim dokumentacioni. Ky tender që po zhvillojnë, është i parapërcaktuar të fitohet vetëm nga një operator ekonomik shqiptar në bashkëpunim me një kompani turke dhe kineze. Kompania në fjalë jo vetëm ka informacion paraprak pa u shpallur akoma tenderi dokumentet dhe kriteret, por raportohet gjithashtu firma në fjalë ka filluar përgatitjen e mostrave dhe kampionet në Kine kur operatorët e tjerë ekonomikë akoma nuk kanë asnjë informacion. Ajo që është më skandaloze ka të bëjë me faktin se kompanitë e tjera që operojnë në Shqipëri prej 5 vitesh me mbi 550 punëtorë shqiptarë, e që furnizojnë policitë evropiane, të skualifikohen nga një kompani që prodhon uniforma dhe aksesorë të ndryshëm në Kinë dhe Turqi, për koperturë.

Fakt është që ky tender i Policisë së Shtetit me vlerë 30 milionë dollarë, ka 4 vjet rresht që dështon dhe anulohet nga viti në vit, pasi grupi i strukturuar në Ministrinë e Brendshme nuk arrin të kualifikojë operatorin e favorizuar ekonomik, i cili është jo vetëm është i paaftë të kualifikohet, por prej katër vitesh në këtë tender jep ofertën më të lartë.

Autoritet prokurues: Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Institucion kontraktues: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Objekti i Tenderit     

“Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit. Fondi limit: 2.800.347.570 Lekë (pa TVSH). Shumatorja e çmimeve për njësi është: 21.982.366 Lekë (pa TVSH), ku përfshihet: Shumatorja e çmimeve për njësi të artikujve të veshjeve dhe këpucëve është: 488.141 Lekë (pa TVSH). Shumatorja e çmimeve për njësi të zërave të sistemit elektronik të shpërndarjes së uniformës dhe këpucëve është: 21.494.225 Lekë (pa TVSH).

Kohëzgjatja e kontratës       

Brenda datës 1 Prill për artikujt e uniformës verore dhe brenda datës 1 Shtator për artikujt e uniformës dimërore. Përjashtimisht, afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e kontratës së parë.