Braimllari pas vendimit të KAS për Qarkun e Vlorës: Ne nuk do të ndalemi për të zbardhur të vërteten dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve

116
Sigal

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka reaguar pas vendimit të KAS për të refuzuar kërkesën e ankimimit për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Vlorës.

Me anë të një deklarate për mediat Braimllari tha se, “KAS vijon të bëhet pjesë e masakrës elektorale të 25 prillit”, duke paralajmëruar se, “Sot, do t’ju paraqesim fakte zyrtare nga procesverbalet e qendrave të votimit sesi kutitë janë mbushur”.

Deklarat e plotë e Endrit Braimllarit: 

Përshëndetje!
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vijon të bëhet pjesë e masakrës elektorale të 25 prillit.
Vendimet e njëanshme, arbitrare dhe politike në shërbim të rilindjes u konfirmuan dhe sot në vendimmarrjen për qarkun e Vlorës. Duke i mohuar të drejtën e votës mijëra qytetarëve. Ky vendim i KAS vjen pasi mbylli sytë në mënyrë të frikshme për shkeljet e rënda në qarkun e Beratit.
Sot, do t’ju paraqesim fakte zyrtare nga procesverbalet e qendrave të votimit sesi kutitë janë mbushur.
Qendra e votimit 34/56 rezulton se në dorëzim janë marrë 959 fletë votimi por në mbyllje të procesit nga i njëjti komision janë dorëzuar 1 mijë fletë votimi, pra 49 fletë votimi më shumë. Në këtë qendër votimi mungon dhe raporti i identifikimit elektronik të votuesve.
Këto shkelje tregojnë qartë, se kutitë në Qarkun e Beratit janë mbushur nga Rilindja dhe se rezultati i dalë nga to nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të bëjë publike, fakte të tjera tronditëse sesi Rilindja deformoi vullnetin e qytetarëve në 25 prill.
Ne nuk do të ndalemi për të zbardhur të vërteten dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.