Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, me anë të një postimi në Facebook rikthekson angazhimin programor të PD-së për ta shndërruar Shqipërinë në qendrën ekonomike të Ballkanit Perëndimor!
Reagimi i Dorian Telitit:
Me Sali Berishën kryeministër, Shqipëria do të shndërrohet në qendrën ekonomike të Ballkanit Perëndimor!
Mjaft më me varfëri, papunësi dhe largim masiv të shqiptarëve! Ndërkohë që vendet e rajonit rriten ekonomikisht dhe tërheqin miliarda investime, Shqipëria mbetet vendnumëro, për shkak të një qeverie të korruptuar, që i ka shpallur luftë biznesit dhe qytetarëve të saj!
Ky model do të shembet! Nën qeverisjen e Partisë Demokratike dhe me Sali Berishën Kryeministër, Shqipëria do të marrë në dorë fatin e saj dhe do të shndërrohet brenda pak viteve në një superfuqi ekonomike në rajon!
Ulje të menjëhershme të taksave-Shqipëria do të ketë barrën fiskale më të ulët në Ballkan! Paratë do të mbeten në xhepat e shqiptarëve dhe bizneseve, jo në duart e qeveritarëve dhe të oligarkëve!
Asgjësim të burokracisë shtetërore-Biznesi nuk do të mbahet më peng nga bandat e zyrtarëve të korruptuar që kërkojnë ryshfet për çdo leje, licencë dhe dokument zyrtar!
Krijimi i 4 Zonave të Lira Ekonomike-Investitorët do të kenë përjashtime fiskale dhe mbështetje të plotë për të ngritur industri dhe fabrika që krijojnë mijëra vende pune për shqiptarët!
Shqipëria do të bëhet qendra teknologjike e rajonit! Bizneset që punësojnë mbi 20 specialistë në këtë sektor do të kenë 3-5 vite pa taksa!
Fushatë kombëtare për kthimin e diasporës-Mjaft më me shqiptarët që ikin si azilantë! Do t’u japim mundësinë të kthehen dhe të hapin biznese, me përjashtime fiskale deri në 5 vite!
Shqipëria nuk do të jetë më vendi që përzë investitorët dhe talentet e saj! Me Sali Berishën Kryeministër dhe Partinë Demokratike në pushtet, Shqipëria do të bëhet fuqia ekonomike e Ballkanit Perëndimor brenda 4 viteve të para të qeverisjes!
Ndaj boll më me varfëri! Boll më me mashtrime! Shqipëria ka një zgjidhje duke votuar në #11maj ndryshimin e shumëpritur.



















