Samiti BE-BP në Tiranë/ Zbardhet shuma e fryrë, ja sa do t’i kushtojë xhepave të shqiptarëve

52
Sigal

Samiti i 6 dhjetorit, i cili do të mbahet në Tiranë do t’i kushtojë buxhetit të Shqipërisë 50 milionë lekë të reja. Kjo u bë e ditur përmes VKM-së, të publikuar sot në faqen zyrtare të kryeministrisë. Ky fond sipas kryeministrisë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

 Vendimi i qeverisë:

Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022.

  1. Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
  1. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.