Tedi Blushi: Presidenca paralajmëron konferencën e radhës me fakte të reja tronditëse. Nuk keni parë gjë akoma!

425
Sigal

Presidenca paralajmëron konferencën e radhës për shtyp për të sjellë fakte të reja tronditëse. Kështu deklaron zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi.

“Konferenca për mediat do të jetë në orën 17:00, ndërkohë që prej disa ditësh mes Presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës ka nisur një ‘luftë’ me akuza e kundërakuza”, shkruan Blushi në një postim në Facebook.

Gjithashtu ai jep edhe një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes. Meta ka folur për një grusht shteti që po tenton të bëjë maxhoranca dhe nga ana tjetër maxhoranca ka deklaruar se grushti i shtetit ka nisur në kokën e tij.

Postimi i plotë i Tedi Blushit

Të dashur gazetarë!
Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.
Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!
Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!
Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!
Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!
NUK KENI PARË GJË AKOMA!
ME QETËSI DHE DREJTËSI!