Vasili: Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar qëndrimin e PS-së kundër propozimit të opozitës, si një bllokim të reformës zgjedhore.

Vasili ka reaguar në Facebook ku shprehet se, Gjiknuri dhe Rama kanë vetëm një mision të bllokojnë reformën zgjedhore.

NOA

Ditën e sotme, bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh kundër propozimit të opozitës që propozon moratorium 4 vjeçar nga vettingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor.

“Nuk më duket normale që procesi i vetingut të bllokohet për shkak të procesit të vetingut të procesit zgjedhor”, tha Gjiknuri.

Ja postimi i plotë i Vaisilt

Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore!

Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.

Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.

Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike”.