Nesho në mbrojtje të Kushtetutës, reagon Presidenti Meta: Mirënjohje ambasadorit për integritetin e palëkundur në kohë vendimtare

408
Sigal

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ditën e sotme ka bërë thirrje në mbrojtje të Kushtetutës.

Nesho ka shkruar i shqetësuar për grushtin e shtetit ndaj Kushtetutës dhe lojërave të pista të mazhorancës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me thirrjen që Nesho ka bërë për mbrojtjen e Kushtetutës.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Presidenti shpreh mirënjohjen e tij kundrejt ambasadorit Nesho.

Ja postimi i plotë i Metës

Mirënjohje Ambasadorit Nesho për integritetin e palëkundur në këto kohë vendimtare për Atdheun e të gjithë shqiptarëve në botë!