Të rinjtë shpërthejnë në thirrje “Rama ik”. Pas “Air Albania Stadium” ja ku ndodh sërish

376
Sigal

Në ndeshjen derbi të kryeqytetit në një moment të ndeshjes janë dëgjuar thirrjet në kor “Rama ik” në pjesën e stadiumit ku ishin vendosur tifozët e Tiranës. Një gjë e tillë ndodhi edhe në ceremoninë e inaugurimit të “Air Albania Stadium” në ndeshjen Shqipëri-Francë.

Në dukje nuk kanë të mbaruar pakënaqësitë kundrejt rilindjes ku fraza “Rama ik!” është bërë e zakonshme tashmë.Gjatë pjesëmarrjes të madhe të të rinjve në votimet për kryetar të LSI kjo situatë u përsërit. “Rama ik “ku rreth 44.413 anëtarë të LSI që u bënë pjesë e procesit të votimit dëshmon se  25 prilli do të jetë dita e ndryshimit.

Respektimi i protokollit të masave anti COVID-19 dhe risia e votimit online (për herë të parë në Shqipëri), rezultoi një model i suksesshëm.