‘Kur shefi i BE-së në Tiranë flet si kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve’

452
Sigal

Gazetari Andi Bejtja në një shënim për deklaratën e sotme të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca që e cilësoi si të politizuar çështjen e Teatrit Kombëtar, e quajti këtë të fundit si “shefi i BE-së në Tiranë që flet si kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve’

‘Kur dëgjon fjalën Europë apo BE, nuk të vjen ndërmend as ekonomia, as ushtria, por kultura, trashëgimia, historia…Sot Shefi BE në Tiranë, kur u ngatërrua me temen e shembjes Teatrit, nuk foli as më pak e as më shume po si Kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve; harroi që 9 pika oponence ( shkelje juridike) të Institucionit të Presidences kanë mbetur pa pergjigje, që çështja është depozituar në Gjykatë Kushtetuese, etj etj etj shkelje që janë evidentuar dhe nuk janë kundershtuar, etj, etj etj. Ky vetëm zë i BE-së nuk mund të jetë.

Dy fjalë dhe për ju që shqetesoheni nga fjala politizim: çdo tentative grabitje duke anashkaluar çdo ligj madje duke u votuar dhe në parlament nuk ka si të mos jetë dhe politikë….Ndaj mos e akuzoni Sorekën për këtë, po për faktin që në vend të fliste si përfaqesues i BE-së, foli si përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve… Gjithsesi ta mendosh një përfaqësues i BE-së që fiton duartrokitjet e  oligarkëve ndërtues dhe mer vërshëllimat e artistëve. E trishtë…’-shkruan Bejtja.