Vasili “shuplakë” Tahirit: Arrestimin e Balilit e kërkon SHBA, komentet e tua le t’i gjykojë publiku

439
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur sot për kërkesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta drejtuar Presidentit Bujar Nishani që të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë për çështjen e Klement Balilit.
I pyetur për reagimet kundër kësaj mbledhjeje, përfshirë edhe deklaratat e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të bëra sot, Vasili tha se nuk do të bëjë komente duke ja lënë publikut gjykimin. Por Vasili zbuloi se kush ia ka kërkuar kreut të Kuvendit arrestimin e Balilit.
“Se cilat janë reagimet në lidhje me kërkesën e kreut të Kuvendit, nuk besoj se është e nevojshme të bëj komente, po ja lë publikut të gjykojë këto komente dhe pse bëhen.
Gjatë vizitës në SHBA, isha i pranishëm në një takim të zotit Meta me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, ambasadorin William Brownfield që shprehur vlerësimin për bashkëpunimin në reformën në drejtësi. I vetmi shqetësimi që ambasadori Brownfield ngriti në këtë takim ishte mosndalimi i Klement Balilit dhe ambasadori i kërkoi zotit Meta të nxiste autoritetet shqiptare për të bërë gjithçka”, deklaroi Vasili.
Sigal