Paketa antikorrupsion – Ligji i ri përgjon zyrtarët në banesa, Manjani: Shkel privatësinë

490
Projektligjet antikorrupsion, sipas ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, kanë mangësi të theksuara për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.
Futja në ligj e dyshimit të arsyeshëm pa e përcaktuar qartë, sipas Manjanit është shkelje e të drejtave të njeriut.
Ligji për përgjimet gjithashtu për ministrin e Drejtësisë, është shkelje e privatësisë, pas i jep të drejtë organeve përgjuese të përgjojnë edhe brenda banesave të zyrtarëve të lartë.
Në tryezën e konsultimit për ligjet anti-korrupsion, Manjani tha se propozimi i dëshmitarit anonim është i pandershëm dhe në kundërshtim me legjislacionin ndërkombëtar. 
Sigal