Mark Topollaj/ Drejtësia i gërvishti dhe i përgjaku shqiptarët

440
Sigal

Komunizmi si ideologji regresive na dhuroi pjellën e vet më të keqe. Demokracia në Shqipëri erdhi si një mbasdite e lagësht. Ylberi po venitej. Nata ishte e ftohtë.  Shqiptarët po flenë mbi ëndrra të tradhtuara. Intelektualët i ka mbërthyer gjumi i politikës. Të gjithë duhet të na shqetësojë historia e mohuar, arti i përçdnuar dhe drejtësia e përgjakur që është më e rendë se sa krimi që shkakton konvulsionet e dhimbjes. Shkaktarët janë udhëheqësit e Partisë Demokratike të cilët në emër të drejtësisë kanë nënvizuar padrejtësinë dhe korrupsionin total.

Shqiptarët donin lirinë e ëndërruar prej kohësh donin të largoheshin nga rruga e mundimeve të mëdha. Këtë nuk mund ta mohojë njeri por duhet gjetur një udhëheqës që t’i drejtojë në rrugë të gabuar të demokracisë e lirisë. Kandidati më i përshtatshëm u zgjodh Saliu ose Moisiu i rrem me devocionin e një perversi. Saliu-Moisi  do të interesohet edhe për uniformën, pardesytë e bardha për t’u bërë të identifikueshëm nga turmat e acaruara dhe nga vet sigurimi i Shtetit. Një huazim i kohës së Faraonëve në luftë kundër hebrenjve.

Saliu-Moisi shfrytëzoi arkivin e zi të Policisë Sekrete dhe zgjodhi në postet periferike të pushtetit të tij vrasësit e grabitësit.

Këta i joshi me prona nga pasuria e pronarëve të ligjshëm. Menjëherë u krijua imazhi i fitores dhe Saliu-Moisi u bë Zot. “Faraonët” fituan përsëri. Beogradit i buzëqeshi buza.

Po pronat tona kush na i mori? Përgjigja vjen e saktë dhe plotë:

“Të dënuarit dhe të persekutuarit kurrë nuk do ti lemë të na marrin pushtetin. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë Shqipërinë dhe do ta gëzojmë ne dhe fëmijët tanë”. (Fjala e R. Alisë, Tetor 1989).

Kjo maskaradë u bë në emër të demokracisë të udhëhequr nga Moisiu i rremë dhe nga një drejtësi që frenoi vullnetin e ndjenjave dhe krijoi komplotin e shpifjeve të papritura.

Partia Demokratike ka krijuar një ritëm viziv të dhunshëm në një pamje gri të trishtueshme. Në pamjen e parë duket romantike si një revolucion viziv. Por kur tenton ta zbulosh të vërtetën, menjëherë shprehet vullneti i ndjenjave të lodhura, pasioni i shfrenuar godet ëndrrat, godet botën shpirtërore të njerëzve të thjeshtë.

Kjo parti ka kohë që nuk ekziston më. Atë e shkriu në yndyrën e vet “berishizmi”. Ajo erdhi universialmente konfuze e injektuar nga pansllavizmi dhe krijoi dhimbjen kombëtare. Demokratët e vërtetë i vranë si Arben Brocin, i përzunë si Zef Brozin ose i kthej nga përfaqësues të idealeve popullore në votues, në mashtrues dhe shqiptarët i futi në rrethin e simboleve të humbura.

Në qoftë se ka demokratë pse heshtin, çfarë presin? Kjo është një situatë e pazakontë e cila shumë shpejt do kthehet në britmë çjerrëse, çdo ditë pritet krijimi i komploteve e shpifjeve të papritura. Të dashur demokratë, kjo tulatje e përgjithshme pa dashje u degradon dinjitetin dhe ka krijuar një realitet të gjunjëzuar e ka humbur hapësirën e shprehjes dhe ka paralizuar qartësinë e njerëzve të thjeshtë. Demokratët asnjëherë nuk arritën të krijonin një tablo bindëse politike, sepse jemi zhytur në eklektizmin dramatik, në diletantizmin dhe në moralin e korrupsionit e të pasioneve të shfrenuara. Për të shkuar përpara ju keni zgjedhur teknikën e ecjes së pinguinëve. Ata lëvizin si lavjerrësi.

Analiza e kësaj dhuntie shoqërohet me antiligje dhe njihet si akt i përvetësimit juridik.

Moisiu i rrem thotë: Gjyqtarët e prokurorët që nuk din të zbërthejnë ose të interpretojnë ligjet në favorin tonë, dijeni mirë se kanë kaluar në krahun e kundërshtarit.

Drejtësia duhet të shprehë mendimin e kohës dhe të ndërtojë për vete një jetë më të begatë sepse kështu mund të ulen në timonin e demokracisë.

Po në qoftë se timoni i makinës është i kriminelëve?

Berishizmi nuk jep përgjigje por me shtrembërimin e ligjeve e ka futur vendin në fushën e të panjohurës dhe e ka vendosur krimin në institucionet që drejtohen nga paaftësia.

Një gjykatës duke kërkuar një dosje për të vulosur padrejtësinë i doli përpara dosja e shpirtrave të djegur. Këto dosje janë dëshmitarët besnikë të ardhur nga realiteti i Gërdecit. Këtu është arkivuar shprehja e një force bindëse e padrejtësisë.

Krimi në Shqipëri ka krijuar një optimizëm të çakorduar ku sytë nuk mund të mbyllen përpara fatalitetit e dhimbjes. Kocka e së keqes i premton drejtësisë së munguar: Turmat që vijnë rrotull meje janë  koncetrimi i ideve të mija dhe unë jam gati të plotësoj dëshmitë tuaja dhe të mbuloj padrejtësinë dhe hipokrizinë e kohës.

Po flakën e tymin e zi të Gërdecit si do ta largosh?….

Ai vazhdoi: Unë përgatis shiun për të larë tokën e përgjakur. Gjakun e derdhur në bulevard nuk ka shi që e lanë!….

….Në vendngjarje unë rris barin si shenjë jete.

Po erën e mishit të djegur në flakën e pishtarit njerëzor që tronditi universin si do t’ia bësh?…

Do thërras korbat të cilat me krrakritjet e tyre kërkojnë kadavra se pa vdekje e dhimbje nuk mund të zgjidhen problemet e popullit.

Po kush është populli? Shqiptarët janë autokton në trojet e tyre. Janë marrë me bagëti e bujqësi dhe kanë ndërtuar shtëpinë me gurët e drunin e tokës së tyre. Kjo jetë aktive e paqësore u ka dhënë mundësi të lidhen me civilizimin e qytetit. Ky normalizim i jetës i shqetësoi fqinjët përreth, shqetësoi kultin e tyre.

Në ditët e sotme grumbullimet politike provokuan transformimet sociale dhe krijuan korrupsionin moral. Polemikat kundra kultit të fqinjëve dhe veprimtarisë së tyre, u kthyen në falsitetin e luftës kundra korrupsionit moral. Çuditërisht kulti i fqinjëve të gjeti ty Zoti Sali si komunist i thekur për të mbrojtur idetë pansllave në Shqipëri.

Ky mëkat që ra në dorë të politikës është një forcë që krijon vështirësi dhe s’mund të ikësh për vet faktin se është i mbrojtur nga drejtësia.

Në paqartësinë e qëllimtë drejtësia ndërton enigma e dhimbje dhe dënimi mbi të gjitha këto vrasje do të bjerë në këtë brez.

Drejtësia në Shqipëri është e varur nga politika e nga vlera e parasë. Këto dy gjëra e detyrojnë të mbrojnë mashtrimin, dhuntitë e krimit të organizuar, e hajdutërinë si fenomen shtetëror.

Nuk është rastësi që Sali Berisha i shpallte luftë organit të akuzës. Çdo prokuror për të është i pamoralshëm. Pra kocka e së keqes krijoi vorbullën tragjike, krijoi pesimizmin antropologjik i mbrojtur nga drejtësia.

Kjo ka bërë që drejtësia në Shqipëri nuk është e zonja të organizojë vetveten as të drejtat e qytetarëve, sepse ka hyrë në rrugën e rafinatës, e cila prodhon artificialitetin e kohës që shprehet me veprime tragjike. Populli thotë çdo ditë, mjaft më me drejtësinë e padrejtësisë.

Berishizmi vazhdon:

Të nderuar gjyqtar nuk duhet të kërkoni finalen e krimit për të vërtetën e pa lumturisë. Nuk duhet të na trembin emocionet e dhimbjes, sepse dhimbja është personale. Individi nuk është i lirë nën ngarkesat e tij, dhe problem i tij shkrihet me të tjerët dhe është në funksionin e tyre.

Besimi tek historia është arkaizëm, nuk duhet të krahasohet me lirinë. Ky është një gjest i përcaktuar që tregon të shkuarën. Populli duhet trajtuar jashtë historisë, kurse unë jam i lidhur me popullin.

Kjo quhet mohim i trashëgimisë kombëtare të historisë, artit e letërsisë. Pra komunisti Sali Berisha nuk ka mundësi ta humbasë sensin negativ të kësaj ideologjie.

Gjeneratat e demokracisë u përgjakën kurse gjeneratat që po vijnë janë të përlotura. Bota shqiptare duron dhimbjen totale. Kjo shpreh mungesën absolute për të nesërmen. Drejtësia këtë padrejtësi e trajton si meritë të tyre si një sakrilegj. Ekzistenca e tyre mbështetet tek vrasësit. Ata të venë plumbin në shtëllungën e shtrëngatës pa asnjë motiv. Sentencat e gjykatave janë sentence e pluhurit të kadavrave të pafajshëm që nuk mund të ngrihen më.

Shteti të verifikojë  pasuritë e drejtësisë së munguar sepse çdo ditë lëpijnë gishtat e përgjakur rrethuar me unaza ari.

Gjeneratat e demokracisë u përgjakën kurse gjeneratat që po vijnë janë të përlotura. Bota shqiptare duron dhimbjen totale. Kjo shpreh mungesën absolute për të nesërmen. Drejtësia këtë padrejtësi e trajton si meritë të tyre si një sakrilegj. Ekzistenca e tyre mbështetet tek vrasësit. Ata të venë plumbin në shtëllungën e shtrëngatës pa asnjë motiv. Sentencat e gjykatave janë sentence e pluhurit të kadavrave të pafajshëm që nuk mund të ngrihen më.