Të hënën zgjedhjet/ Garë e fortë në Lezhë, 5 kandidatë për kryetarin e ri të PD

220
Sigal

Të henen do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD në Lezhë. 

Gara paraqitet e fortë teksa janë regjistruar 5 kandidatë.

Votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 17:00, sipas orarit zyrtar.

Por Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD njofton se qendra e votimit do të qendrojë hapur deri kur të votojë demokrati i fundit.

Kandidatët për PD-në e Lezhës
Alen Kola
Anton Gjoni
Arben Ndoi
Donika Ndoj
Soveljan Kosova

Image

Partia Demokratike po vijon zgjedhjet e reja në të gjitha degët.

Në 30 prill PD mbledh Kuvendin Kombëtar ku do të zgjidhen forumet drejtuese si dhe do të hapet gara për kryetarin e partisë.

PD ndodhet në proces riorganizimi për zgjedhjet e ardhshme vendore, ato të 2023.