Të gjithë në shesh me flamurin kuq e zi!

573
Klaudia Malaj 
Protesta e sotme ishte paralajmëruar që kur u votua në parlament Kryeprokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku. Ndërsa votohej, PD dhe LSI u ribashkuan për të njëjtën kauzë për protesta. Të rrëzojmë qeverinë. Po si? Me protesta paqësore dhe me flamurin kuq e zi në duar. Të rinj e forumeve të partive opozitare dhe krerët e partive kanë rreth një muaj që bëjnë takime dhe bisedime me të rinjtë dhe strukturat për të dalë në shesh më 27 janar 2018, me një qëllim të vetëm. Arsyet se përse duhet të dalin në shesh janë shumë të qarta. Të rinjtë kërkojnë shkollim, arsimim më cilësor me tarifa më të ulëta. Praktika pune, të cilat rëndomë mungojnë apo selektimi bëhet në bazë të preferencës dhe jo meritës. Një protestë për gjendjen e spitaleve në vend. Për mungesën e ilaçeve dhe mos përmbushjes së premtimeve gjatë fushatës. Për mbylljen e bizneseve, dhe rrjedhimisht dhe vendeve të punës, ku shumë të rinj dhe jo vetëm kanë mbetur pa punë. Për çdo familjar dhe kryefamiljar që nuk ka mundësi të mbyllë fundin e muajit me qindarkat që i kanë mbetur. Për të gjithë ata të cilët u larguan nga sytë këmbët për një jetë më të mirë dhe tani trokasin dyerve të Botës, për një pagë më të mirë. As atje nuk është fushë me lule, por mendojnë se do gjejnë drejtësinë e munguar dhe do marrin çfarë meritojnë. Të protestosh për një jetë më të sigurt. Nuk ka javë të mos kërcënohet një femër, të mos dhunohet një femër, vritet një femër, apo të digjet e gjallë në shtëpi. Të ngrihen për një jetë më të sigurt. Për shërbimin skandaloz në spitale dhe mungesën e ilaçeve, që në vend të shpëtojmë jetë, u shtojmë dhembje. Një protestë për çdo nënë, grua, femër e cila meriton të trajtohet e barabartë në vendin e punës. Për një pagë më të mirë dhe më të denjë. Ky është edhe synimi i protestës së 27 janarit. Një protestë e paralajmëruar si paqësore. Por nuk kanë munguar as thirrjet e Kreut të LSI, Monika Kryemadhit ku i bën thirrje policisë të mos reagojë negativisht ndaj protestuesve. Një protestë që nuk ka datë mbarimi. Siç është thënë edhe më herët kjo është një protestë e qytetarëve dhe ata do të vendosin se sa ditë do të zgjasë. Protesta po bëhet për të gjithë qytetarët shqiptar, pa dallime politike, sepse të gjithë shqiptarët vuajnë në mënyrë të barabartë pavarësisht nga bindja e tyre politike Opozita dhe qytetarët nga i gjithë vendi janë në këmbë nën një flamur dhe me një qëllim. Të jetojnë në Shqipëri një jetë më të mirë!
Sigal