Të enjten seanca në Kuvend, ja çfarë vendimi merr opozita

428
Sigal

Ndërkohë që mazhoranca e ka përcaktuar tashmë ditën e enjte si ditën e seancës së radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, opozita nuk ka vonuar të dalë me një vendim.

Të enjten, opozita do të jetë në protestë para Parlamentit, ashtu si ka thënë edhe më herët se do të protestohet sa herë që të ketë seancë plenare.

Mësohet se protesta do të nisë në orën 09.30, ku protestuesit e thërritur nga opozita do të mblidhen para parlamentit.

Vendimi i opozitës vjen pas konsultimit me kryetaret e degëve. Mësohet se protesta do të jetë me simbolika për të treguar se parlamenti është zgjedhur nga krimi, jo nga populli.