Tarifa e re e ‘Zotit Lam’: 1 mijë euro për një hartë të pronës

353
Sigal

Qytetarëve nuk u është dhënë shërbimi sipas aplikimit onlinë të pronës së tyre. Një shërbim automatik që administrata është e detyruar t’ja japë qytetarit. Për dokumente noteriale, kontrata pronash, kredi apo transaksione trashëgimie etj.

Sipas asaj që ka shpallur qeveria, një pjesë e shërbimeve bëhen online, e në hipotekë ka nisur prej kohësh, edhe duke riaktivizuar një agjenci shtetërore ADISA-n, e cila bën kordinimin e shërbimit.

Një agjenci qeveritare, që përfiton miliona euro nga buxheti vjetor, e në fund nuk jep shërbimin që qytetari kërkon.
Gjithsesi, kjo është temë apo material për shkrime e investigime të mëtejshme.

Thelbi është i qartë: një qytetar, i cili kërkon një dokument hipoteke, paguan tek zyra e ADISA-s, e në fund dokumenti i kërkuar nuk i shkon. Zyrtari i ADISA-s, thotë që nuk është faji i tij, pasi në këtë rast dokumentin nuk e ka sjellë hipoteka, pra zyra e Regjistrimit, pra Kadastra, pra “mbretëria që drejton Zoti Lam”, e këtu, duhet të paraqitet qytetari personalisht.

Po pse duhet të paraqitet, kur në fund të fundit, qytetari, e ka kërkuar këtë shërbim nga ajo agjenci që ligji ja kërkon që ta japë?
Krejt e thjeshtë: qytetari duhet të shkojë në hipotekë, sepse kjo e fundit, nuk nxjerr online asnjë dokument planimetria prone. E cila njëherë me tu hedhur mbetet aty dhe i heq hipotekës ekskluzivitetin e “peshkut” si shkëmbim.

E menjëherë sa qytetari paraqitet në sportelet e hipotekës,  dalin njerëz që thotë se nuk mund të dalë dokumenti, por po mundohet të pyesë. “prit jashtë”. E pikërisht jashtë, del dikush e i thotë që mund ta sjell për 5 minuta nëse paguan 1 mijë euro. Është vetëm një hartë e pronës, një planimetri normale, që deri tani e kanë marrë thjesht kushdo qoftë nga noteri, qoftë nga shërbimi. Kundrejt një tarife.

Hipoteka sot është në një ambjent privat, ku paguan qira tek një privat, ku parkingu për çdo qytetar që shkon në hipotekë i shkon oligarkut që merr edhe qiranë, e ku xhiroja e lokaleve, apo edhe e restorantëve në “Parkun e Hipotekës” i shkon e gjitha oligarkut.
Pra një rreth pagese i pambarimtë që zbraz xhepat e qytetarëve.

Ky institucion, i cili nuk është i vetmi, është realisht thelbi i rryshfetit dhe i korrupsionit të zyrtarëve për një shërbim krejt normal. Ndryshe një doktor, i cili në fund të fundit jep nga vetja për të shëruar apo shpëtuar pacientin e tij, zyrtari i hipotekës nuk bën asgjë, thjesht fut duart në dosjet e qytetarëve dhe u jep duplikatën.

Korrupsioni në institucionet e hipotekave është plaga më e madhe e administratës shtetërore. E nuk po bëhet fjalë, për rastet kur një zyrtar ka falsifikuar pronën, normalisht duke shkelur ligjin, pasi këtu rrëzikon veten dhe i hap derën burgut, e kërkon rryshfet, po për një letër, që qytetarit i takon dhe ka paguar për të?/Pamfleti