Presidenti Meta: Reforma në drejtësi ka paralizuar sistemin

345
Sigal

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Opinion”, deklaroi deklarata e ambasadores së SHBA nuk është bërë për atë personalisht.

“U bënë 4 vjet që reforma është votuar. Ka 6 vjet që flitet për reformë dhe është paralizuar gjithë sistemi dhe ata që e bllokuan dhe e kthyen në Ramaformë kërkojnë justifikime. Deklarata e ambasadores së SHBA nuk mund të ketë target Presidentin e Republikës, në asnjë rast”,– tha kreu i shtetit.

Presidenti deklaroi se ambasadorja e SHBA nuk i ka shprehur asnjë rezervë për 14 pikat e platformës që i ka dërguar.

“Më 8 prill i kam dërguar ambasadores 14 pika dhe nuk më ka shprehur asnjë shqetësim për asnjë nga pikat”,- tha Meta.