Si ka mundësi që një gaztor i kthyer në politikan grabitqar lë rrogën 70 milionë lekë në vit dhe shkon për të drejtuar Bashkinë e Kolonjës me një rrogë 680 mijë lekë në muaj?! Përgjigja gjendet tek pasuria e fundit dhe aferat me tendera. Isaj po shpërndan paratë e Kolonjës me Gentian Sulën, Sadri Abazin, Koço Kokëdhimën dhe Bashkim Ulajn
Ka një arsye të fortë që një gaztor i kthyer në politikan grabitqar lë një pagë rreth 6 milionë lekë në muaj në televizion si aktor dhe shkon për të drejtuar një bashki me një pagë 680 mijë lekë të vjetra në muaj.
Ky është kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i cili ditët e fundit ka nisur të ankohet për pagën e ulët, thua se po bën një sakrificë të madhe për kombin dhe shqiptarët. Para se të merrte mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai deklaron se vetëm gjatë 8 muajve të parë të vitit 2019, ka marrë 46 milionë lekë pagë si prezantues në Tv Klan. Dhe kjo nuk ishte burimi i vetëm i të ardhurave të Erion Isait, i cili merrte edhe pagesa të tjera si aktor. Megjithatë, Isai i braktis të gjitha këto të ardhura, që janë sa të bashkosh bashkë pagat e presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, dhe shkon për të drejtuar Bashkinë e Kolonjës për një pagë 680 mijë lekë në muaj.
Është budalla, sakrifikues i kombit apo fshihet diçka tjetër?
Përgjigjen e gjejmë në lëvizjen e pasurisë dhe në tenderat korruptivë me vlerë miliona euro për oligarkët, të cilët e kanë mbuluar gaztorin me paratë e buxhetit të Bashkisë së Kolonjës me firmën e gaztorit. Sapo Edi Rama e emëroi kryetar të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai blen apartament 130 mijë euro. Më parë, edhe pse me paga të larta, jetonte në një apartament 70 m2, pasi dihet se në Shqipëri sado që ta kesh pagën, është e pamundur të pasurohesh shpejt. Nga ana tjetër, Erion Veliaj i emëron gruan Erion Isait në Bashkinë e Tiranës. Gruas së Isait, Ajlin Petrela, i ka gjetur një punë Veliaj si specialiste pranë Drejtorisë së Trashgimisë Kulturore dhe Turizmit, Bashkia Tiranë. Ajo ka një pagë më të madhe se sa të Isait.
Arsyeja se pse gaztori Erion Isai la një pagë rreth 70 milionë lekë të vjetra në vit për një pagë 10 herë më të ulët në krye të Bashkisë së Kolonjës, ka të bëjë me vjedhjen e buxhetit të bashkisë, përmes tenderave klientelistë dhe korruptivë, me Bashkim Ulajn, Gentian Sulën, Sadri Abazin dhe Koço Kokëdhimën. Katër grabitqarët e mëdhenj të fondeve publike kanë futur në lak dhe kanë mbuluar gaztorin me paratë që përlajnë në Bashkinë e Kolonjës, me tendera korruptivë me firmën e vetë gaztorit. Edhe pse Kolonja është një bashki e vogël, gaztori ka arritur të ndajë deri më tani miliona euro me katër oligarkët./Pamfleti