Taksa ndaj Serbisë/ Haradinaj mbron Kosovën, Rama e Thaçi e shesin për Serbinë, për të favorizuar Vuçiç para zgjedhjeve

517
Sigal

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj: Kryeministri Rama të shikojë punët e veta, mos të ngatërrohet me ne

Ramush Haradinaj mbron Kosovën, Rama dhe Tahçi e shesin për Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.

Kryeministri Harradinaj: Rama, më fliste në anglisht  të heq taksën, që ta kuptonte edhe Merkel

Kryeministri i Kosovës Haradinaj tha se Thaçi dhe Rama kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të kuptojë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si nikoqirë të Samitit të Berlinit. “Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ishte më i vështiri për mua. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bënin presion ata dy që të heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Makron”, – ka thënë Haradinaj.  Megjithatë Haradinaj thotë se edhe përkundër faktit që ishte i mbështetur për muri, ka insistuar të tregojë që vendimin për taksë e ka marrë nga zorri, pasi që Serbia  e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme. Haradinaj: “Unë u kam thënë, që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale. Ky vendim hiqet në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje, dhe nënshkruhet  mund ta pezullojmë. Por jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”. Kryeministri Haredinaj ka thënë që Thaçi dhe Edi Rama duhej të kishin një qëndrim të përafërt, pasi që me deklarimet dhe presionin e tyre e kishin vendosur në një pozitë të keqe para të gjithëve në Berlin. Megjithatë, thotë Haradinaj, mbetet e i palëkundur, duke thënë se vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të hiqet taksa ndaj mallrave të Serbisë në Kosovë. “Edhe dje kam dalë keq. Më mirë ka qenë që Edi edhe Hashimi të më thoshin që mos vendos  kushte në dialog. Por tash, kur të thotë presidenti yt, dhe kryeministri i vendit tjetër, i bie që veç ti po e pengon këtë proces. Kjo nuk është në rregull. Ne s’kemi ku të shkojmë me qëndrime të tilla, pa patur qëndrime të njëjta. Nuk besoj që dikush ka dilema, që njohja është formula. Por si me ardhë deri te njohja, nuk duhet dobësuar pozicionin e Kosovës tek taksa. Heqja e taksës në start të dobëson”, – ka thënë Haradinaj. Ai ka treguar se këto sulme të Thaçit dhe Edi Ramës ndaj tij, kanë ardhur në pjesën informale të takimit, ku është diskutuar për taksën.

Deputeti i AAK’së godet Edi Ramën, e porosit të shikojë  punët e veta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se para se Rama t’i kërkojë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme. “Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se t’i kërkojë Kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pasë më të rënda!” ka shkruar deputeti kosovar Muharrem Nitaj.