Takimi me Ramën – Kryediplomati gjerman: Mbështetje për integrimin, plani në tavolinë

493
Për ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel, plani për përafrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian qëndron tashmë në tavolinë dhe synimi i Berlinit është integrimi i vendit në BE.

Gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, Gabriel ka theksuar se sipas njoftimit të qeverisë shqiptare, se në prag të zgjedhjeve reformat nuk janë të thjeshta.

Gabriel: Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE; Plani qëndron tashmë në tavolinë. Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta; Shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE; Evropa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin; Për këtë, ju jeni një garant.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.

Rama: Mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë; Mirënjohje për reformën themelore në drejtësi; Falë mbështetjes jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës me Vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Shqipëria, partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë të Gjermanisë me rajonin.
Sigal