“Turp, shqiptarët s’meritojnë as varre”, aktivistja e Vetëvendosjes numëron kufomat me zë të dridhur: Deri ku arrin perversiteti i Vuçiç!

509
Sigal

Emanuela, një nga aktivistet e Vetëvendosjes ka numëruar shqiptarët që kanë mbetur të vdekûr në Serbi.

E ndodhur në bulevardin ‘Gjegj Fishta’, teksa proteston mes aktivistëve të tjerë, e reja ka deklaruar me megafon në dorë, se për serbët shqiptarët e mirë janë të vdekur dhe nuk meritojnë as varre.

Batajnisë 744, Petrevoselo 61, liqeni i Peruças 84, Rudnicë 52, këto nuk janë thejsht shifra por kufoma shqiptarësh të gjetur nëpër varre masive në Serbi. Janë shumë më shumë kufoma shqiptarët të cilët Vuçiç refuzon t’i njohë si vrasje e varre masive. Perversiteti i shteti serb shkon deri aty sa në Batajnisë në dalje të Beogradit, pikërisht mbi varrin masiv është venodusr një polygon. Sepse për krerët e shtetit serb, shqiptarët e mirë janë shqiptarë të vdekur dhe për kët arsye nuk meritojnë varre,”- u shpreh aktivistja me zërin e dridhur dhe fjalët e saj u pasuan me borhoritje në kor.“

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë dalë sot në protestè, kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë, i cili ka ardhur në kuadër të Samitit të tretë të Minishengenit Ballkanik.

Me pankarta në duar, aktivistët e Vetëvendosjes kundërshtojnë praninë e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçic. “Jo Vuçiç”, “Vetëvendosje për bashkim”, ”Shqipëria nuk harron”, e shumë shprehje të tjera janë ato që përdoren nga aktivistët të cilët kundërshtojnë takimet e Minishengenit Ballkanik. Në protestë ka pasur edhe disa përplasje me efektivët e policisë.