Tabaku: Edi Rama nuk mund t’ua hedhë dot më shqiptarëve, qeveria rrit taksat dhe mbyll bizneset

263
Sigal

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama nuk ua hedhë dot shqiptarëve.

Tabaku thekson se qeveria vazhdon që të rrisë taksat dhe të mbyllë bizneset.

Postimi i Jorida Tabakut:
Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama
Bashkë me dy ministra Finance doli për të folur për fushën në të cilën ka dështuar më shumë: EKONOMINË.

Në këto 7 vite:
– 97% e shqiptarëve kanë paguar 4,2 mld euro taksa të rritura
– Investimet e huaja kanë rënë nivele minimale dhe vetëm 6 muaj e fundit kanë rënë me 100 mln euro

– Çdo ditë janë mbyllur 50 biznese dhe vetëm gjatë pandemisë 30 000 biznese kanë deklaruar statusin inaktiv.
– Shqipëria ka rënie të prodhimit industrial me 11.2%
– Shqiptarët besojnë gjithnjë e më pak se ekonomia do të ecë pozitivisht në vitet në vijim. Besimi në ekonomi ka rënë me 50.2 pikë minimum historic qe kur eshte krijuar treguesi.
– Korrupsioni ka arritur nivelet më të larta me 7,2 mld euro të certifikuara nga KLSH.
– Borxhi po arrin në nivelin 90% së bashku me faturën korruptive të koncesioneve.
– 155 mln euro vendime nga arbitrazhi, dëme te shkaktuara nga papërgjegjshmeria dhe interesat personale dhe qe do i paguajne shqiptaret nga xhepat e tyre.

Dhe çfarë bën sot Rama? Riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash!

Ai vërtet i mendon shqiptarët me memorie të shkurtër por gabohet.

Tashmë shqiptarët e kanë të qartë zgjedhjen për ofertën ekonomike dhezgjidhjen për krizën në vend.

Ne nuk bejmë propagandë. Ne flasim me fakte. Ne kemi ofertën tonë konkrete që nxit konsumin, rrit të ardhurat dhe prodhon një shtresë të mesme. Ofertën që mundëson një ekonomi prodhuese dhe në shërbim të qytetarit. Ne ofrojmë mundësinë që taksat e shqiptarëve mos të vidhen nga koncesionet dhe PPP-të. Shqipëria në Punë është vizioni që na drejton dhe frymëzon për të qenë konkurues jo me një forcë politike anti-biznes por të konkurueshëm me rajonin.