Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se partia e tij i kërkoi listat e hapura që në vitin 2017.
Duke paraqitur dokumente, ai thekson se LSI bëri propozimet në vjeshtën e atij viti në komisionin e reformës zgjedhore drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi.
“Propozim kryesor i LSI, që në vitin 2017 ishin Listat e Hapura”- nënvizon ai.
Reagimi i plotë:
Kujtese per demagogët.(DOKUMENTI).
Listat e hapura LSI i kerkoi qe ne 2017!
Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar i Reformes Zgjedhore, ne vjeshten e vitit 2017, i drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi LSI i paraqiti propozimet e saj.
Propozim kryesor i LSI, qe ne vitin 2017 ishin Listat e Hapura.
DOKUMENTI flet vete dhe eshte nje kujtese per te gjithe ata hipokrite dhe demagoge qe sot bejne sikur ju dogj shpirti per listat e hapura, ndersa dje vegjetonin pa guxuar qe te hapnin gojen.