Pogradec/ Klandestinët zaptojnë rrugët, një sirian organizonte trafikun e paligjshëm

65

Një sirian që dyshohet se organizonte trafikun e paligjshëm të klandestinëve që vinin nga vendet në konflikt është arrestuar në Pogradec.

Ky shtetas është arrestuar rastësisht në mjetin e një personi tjetër.

Sipas burimeve pranë komisariatit të Pogradecit bëhet me dije se ka qenë sekuestrimi i telefonit ai që ka nxjerrë zbuluar këtë person, prej të gjithë personave të kontaktit dhe bisedat që kishte zhvilluar gjatë këtyre muajve.

Personi në fjalë ka qenë për rreth 4 muaj duke organizuar trafikun e emigrantëve që nga vendet e origjinës e deri në Tiranë apo nëpër vendet e tjera të BE.