Kishte bërë “kërdinë” me vjedhje, pranga shqiptarit në Itali

126
Sigal

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga si autor i disa grabitjeve të kryera në Brescia në Itali.

Mediat e huaja shkruajnë se ditët e fundit autoritetet kishin identifikuar makinën me të cilën disa persona kishin kryer grabitje në territoret e Valle Camonica , Val Trompia dhe Franciacorta.

Menjëherë kanë nisur kontrollet për të identifikuar autorët.

Gjatë momentit të ndalimit 44-vjeçari ka tentuar të arratiset, por u ndalua nga autoritetet.