Kakavijë/ Drogë drejt Greqisë, kapet 55-vjeçarja nga Berati

576
Sigal

Një 55-vjeçare është arrestuar në pikën kufitare në Kakavijë teksa po tentonte  të trafikonte një sasi të vogël lënde narkotike të llojit marijuanë.

Droga ishte fshehur në një kovë reçeli, e mbështjellë me natriban dhe si destinacion dyshohet se kishte Greqinë. Në pranga ka rënë një 55-vjeçare, Dashuri Çeremi, banuese në Berat.

“Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike. Sekuestrohen rreth 1.5 kilogram  lëndë narkotike Cannabis Sativa.Arrestohet në flagrancë një shtetase.Në vijim të masave të marra nga ana e Polcisë Kufitare për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit  të lëndëve narkotike, qënieve njerëzore, si dhe mallrave kontrabandë,  shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë një autotobus të linjës Berat-Athinë.Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në një kovë me reçel ishte fshehur një pako e mbështjellë me letër natriban e mbushur me lëndë narkotike  Cannabis Sativa me peshë rreth 1.5 kilogramë.Menjëherë është njoftuar grupi Hetimor, ku kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku nga veprimet e kryera rezultoi se sasia e lëndës narkotike dyshohet se është dërguar nga shtetasia:

– Dashuri Çeremi, 55 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale  “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Për të ndaluar aktin e rëndë në mes hyri dhe nëna e Miraldit, Nurie Metallari 47 vjeçe. Ajo mbeti i plagosur, por nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital”, njofton policia.