Grushte në fytyrë babait, pranga 25-vjeçarit nga Kukësi (Emri)

542
Një 25-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se dhunoi babain e tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Armand Hallaci ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin Z.H., 52 vjeç, ku për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të lehta.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 03.09.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Armand Hallaci, 25 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike, ndaj babait të tij, shtetasit Z.H., 52 vjeç, duke e goditur me grushte në fytyrë, ku për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i K.Penal.
Sigal