Kishin lënë takim për t’u sqaruar, si degjeneroi sherri në përdorimin e thikës e sëpatës

60

Zbardhen detaje nga ngjarja e rende e pasdites se sotme ne Durres, ku 17-vjecari, identifikuar si Elvin Zira, u qellua me thike, pas nje sherri dhe perfundoi ne spital ne gjendje kritike.

Gazetari i “Panorama” raporton se dy te rinjte qe u perfshine sot ne sherrin qe degjeneroi ne perdorimin e thikes, ishin konfliktuar per motive te dobeta tre dite me pare.

Sot, ne Sukth, ata kishin lene takim per t’u sqaruar, por secili kishte marre me vete edhe shoqerine e vet.

Ne debat e siper, ata jane konfliktuar fizikisht, jane share dhe perleshur. Ne kete moment, autori ka qelluar me thike 17 vjecarin, ndersa nje tjeter nga shoket e kundershtarit ka tentuar ta qelloje me sepate, por per fat te mire 17-vjecari i eshte shmangur

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Stalla”, e qe aty, deri ne qender te Sukthit i riu ka shkuar ne kembe duke mbajtur plagen ne ije, me dore.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të tijë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.