Suzana Topi: Diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve, Rilindja po favorizon vetëveten

433
Nga fjala ime sot në seancë plenare.
Të dashur Shqiptarë!
Ju sot e kuptoni qartë se aktori dhe mashtruesi kryesor EDI RAMA po e mban peng vëndin për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke thyer rregullat e njëanëshme të lojës me një garrë të pabarabartë mes paleve.
Nê emër të hapjes së listave ai miratoi në mënyrë të njëanëshme ndryshimet kushtetuese , dhe sot po në mênyrë të njëanëshme kërkon të votojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit,duke venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë .
Ky Kryeministër në ketë foltore pasi ndryshoi kushtetutën me një grup deputetësh të opozitës parlamentare, te kapur apo të blerë që i binden verbalisht duke i shkaktuar njē dëm të madh vëndit tonë , trumbetoi me të madhe se do ti hapte listat dhe se do ti bindej vullnetit të popullit.
Sot listat janë të mbylluara 100% duke penguar të drejtën kushtetuese të Shqiptarëve për të zgjedhur deputetin që ata duan ti përfaqësoje .
Situata aktualisht është e paprecedent nga ky kryeminister qe as nuk sheh dhe degjon thirrjet e vazhdueshme të ambasadorëve të vëndeve partnere strategjike të Shqipërise, por edhe të Presidentit të Republikes i cili është garant i Kushtetutës dhe ruajtjes së stabilitetit në vënd.
Diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve. rilindja po favorizon vetëveten, dhe nuk pranoi versionin e opozitës jashtparlamenatre për të marë asistencë ligjore nga OSBE- ODIR për draftet e paraqitura nga të gjithê aktoret politik ne keshillin politik .
Formula e koalicioneve parazgjedhore dhe hapja e listave janë ato qe ju trembin me shume sepse frika e humbjes ju ka hyrë në palcē .
Rilindjes së krimit dhe korrupsionit i janë errur sytē pêr një pushtet të tretē. Po si do ta kërkoni tepsinë dhe timon për ti qeverisur Shqiptarët kur ju në keto 7 vjet e gjysëm vetëm i keni mashtruar me propagandē dhe nuk keni mbajtur asnjë premtim por keni sjellë vetëm varfêri ,zhgënjim, dhe pasiguri për të ardhmen.
Sipas disa raporteve ndërkombëtare dhe kombëtare projeksioni i Shqipërisë është i trishtë.
Borxhi publik që deklaron FMN është mbi 80% pa detyrimet e prapambetura dhe pagesat në arbitrazh.
Skenarin më të keq në gjithë rajonin sipas BERZH –it e ka Shqipëria me një rënje ekonomike -9 %, mijra biznese kanë ulur qepenët duke lënë mijra të papunë për shkak të keqmenaxhimit dhe mos trajtimit me paketa ndihmëse konkrete nga qeveria pas mbylljes qe i beri për shkak të pandemise.
Ju kujdeseni vetëm për oligarkët tuaj dhe nuk i ndaluat pagesat për ta edhe në kohë pandemie , ju kujdeseni për konçesionet e PPP per të mbushur xhepat tuaj, ndaj 25 Prilli është dita e fitores spektakolare e opozitës të bashkuar !
I bej thirrje çdo deputeti në sallë të votojë kundër këtë projektligj!
Sigal