“Surpriza e bukur që zbulova”, Kryemadhi shfaqet në Jalë përqafuar me çiftin Haradinaj

352
Sigal

Ndonëse kampi i LRI në Jalë për këtë vit përfundoi dy ditë më parë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duket se nuk është kthyer nga bregdeti.

Ajo ka ndarë në “Facebook” një foto ku shfaqet me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anitën.

Kryemadhi shprehet se u tregoi surprizën e bukur që zbuloi gjatë ditëve të kampit me të rinjtë që e kanë vendosur të punojnë dhe të jetojnë në një Shqipëri evropiane.

Sipas Kryemadhit, nuk mund t’i shpëtonin bisedës mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë e rajon, dhe mbi rëndësinë që ka për suksesin në sfidat e përbashkëta të së ardhmes krijimi i një lidhje më të fortë mes brezit të ri.

Postimi i plotë:

Me Anitën përqafuar, ndërsa me Ramushin gati për një bisedë miqësore për ti treguar përvojën e sivjetshme nga kampi rinor i LRI-së në Jalë.

Surprizën e bukur që zbulova gjatë ditëve të kampit me të rinjtë që e kanë vendosur të punojnë dhe të jetojnë në një Shqipëri evropiane, pa qenë të detyruar të largohen se dikush iu shkatërron ëndrrat, dua ta ndaj me të gjithë.

Nuk mund ti shpëtonin bisedës me Kryetarin e AAK diskutimet mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë e rajon, dhe mbi rëndësinë që ka për suksesin në sfidat e përbashkëta të së ardhmes krijimi i një lidhje më të fortë mes brezit të ri.

Trojet tona janë të bekuara nga Zoti me bukuri mahnitëse dhe njerëz me karakter të fortë e tradita.

Me besim dhe dashuri e ardhmja këtu është si askund tjetër!