Studentët vazhdojnë ‘ngujimin’ tek Juridiku: I kemi duart me gjak

477
Sigal

Studentët e juridikut vijojnë të qëndrojnë të “ngujuar” brenda ambjenetve të Fakultetit të Drejtësisë që nga dita e djeshme.

Një prej studentëve tha për gazetarin Erjon Skëndaj se ata do të vazhdojnë të mbajnë gjallë tentativën e tyre për bojkot të mësimit deri kur të plotësohen të drejtat e tyre.

“Ne do e mbajmë tentativën gjallë pa u prekur nga terrori i kryeministrit Rama dhe policisë private. Do luftojmë për këtë bojkot”.

Ne nuk merremi as nuk shkruhemi me kryeministrin. Ai është bërë si kalama, shkruan në Ëhatsapp. Tani të bëhet kryeministër ose të largohet. Ne nuk e kemi bllokuar mësimin, po luftojmë për të drejtat tona. Kryeministrit iu vranë 4 vetë në bulevard dhe premtoi drejtësi e asgjë nuk bëri. Tani na thotë neve vagabondë, ne i kemi duart me gjak, kemi luftuar me policinë,” tha ai.

Pak pas mesnate ka ndodhur një përplasje mes rojeve të sigurise private dhe studentëve të Juridikut që janë të ngujuar në Universitet që prej mëngjesit të djeshëm. Raportohet se ka pasur një përplasje fizike ku rojet e sigurisë private kanë hapur me forcë derën që mbahej e mbyllur nga studentët e ngujuar.

Ndërkohë që edhe forca të tjera të Policisë së Shtetit  ndodhen jashtë oborrit të Universitetit të Drejtësisë. Studentët shprehen të revoltuar për këtë ndërhyrje të forcave të policisë private në ambientet e Universitetit. Momentalisht të gjithë studentët janë të mbledhur në një sallë leksioni ndërkohë që nuk pranojnë të dalin jashtë.

Ditën e djeshme studentë të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, në bashkëpunim me studentë të fakultetit të grupeve të ndryshme u vendos paraqitja e kërkesave pranë dekanatit.

Kerkesat vijojnë si më poshtë:

1- shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.
2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare
3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.
4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.