Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë

Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë. Një emision investigues solli fakte të reja se si adresa e vendbanimit në bashkinë Tiranë ndryshohej fiktivisht, dhe jo në bazë të dokumenteve.

Vendbanimi mund të ndryshohet pa shkuar në zyrën e Gjendjes Civile, por duke kaluar nga zyra e Partisë Socialiste.

NOA

Edhe pse në deklaratën noteriale banesa i përkiste njësisë administrative nr 6, Zyra elektorale e PS  e regjistroi qytetaren në njësinë administrative nr 14.

Me ndryshimin e vendbanimit, ndryshoi edhe qendra e votimit të qytetares.

Bashkëpunëtorja e këtij emisioni, i kërkoi ndihmë edhe për një person tjetër, por që nuk u realizua, pasi sipas Zyrës elektorale të PS-së e vështirësoi punën ndryshimi i deputetes së zonës dhe puna me listat ditët e fundit