Studentët, Lleshit: Je këshilltar i kanabisit dhe Ministër i gazit helmues

547
Sigal

Ministri i Brendshëm Lleshi dje u gjend përballë studentëve të universitetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu” ku është pritur me protesta nga studentët. Në momentin që Lleshaj dhe Dako mbërritën në universitet. një nga të rinjtë e akuzon ministrin e se e ka helmuar me gaz lotsjellës. Lleshaj: Çfarë do doje prej meje? Studenti: Doja ta dija, për çfarë e ke këshilluar kryeministrin Rama kur vendi u mbush me kanabis? Më pas studentët e pyetën ministrin e Brendshëm, pse përdori gaz helmues kundër tyre në protestë. Studenti: Unë jam Ndrec Pjetraj qytetar i këtij vendi që ti më kë helmuar mua. Je ministri i Brendshëm, na ke helmuar me gaz. Lleshaj: Nëse do të vish të komunikosh, hajde komuniko, mos fol kështu. Studenti: Kemi komunikuar aty në shesh me lëndë kimike. Po sot çfarë do bëni, hë na thoni? Kush janë masat që do merrni? Do më arrestojnë këta shoqëruesit tuaj. Turp t’ju vijë! Lleshaj: S’kam ardhur për këtë punë.