Prof. Dr. Kastriot Islami: Qeveria bëhet avokate e interesave greke duke cenuar rëndë interesat kombëtare

287
Sigal

Rama, si avokat e interesave greke ka cënuar rëndë interesat kombëtare

 Prof. Dr. Kastriot Islami ish- Kryetar i Parlamentit

 Mediat vendase e ndërkombëtare, i kanë bërë jehonë të madhe lojës së Edi Ramës me palën greke, për zgjerimin me 12 milje të kufirit në detin Jon. Në këto shkrime stigmatizohet vendimi i fshehtë i “edepsëzit” të Tiranës me ndikim jo vetëm për Shqipërinë, por për disa nga vendet në rajon. Marrëveshja e fshehtë e Ramës me palën greke, ka krijuar shqetësime jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera, veçanërisht për Turqinë, e cila ka reaguar menjëherë. Pala turke me siguri ka arritur të kuptojë se ky akt nuk është është thjesht një aksion i vetmuar grek, por është një veprim i përbashkët e tinzar i Ramës me palën greke. Një veprim që Rama e ka kryer, vetëm për interesat e pushtetit të tij personal . Gjë që në realitet nuk është hera e parë që ndodh. Pala turke ka arritur me siguri të kuptojë më së fundmi, se Rama për karriken e tij, është gati të shesë gjithçka, jo vetëm integritetin e vendit të tij, por edhe sivllaun e tij Erdogan, nga i cili kishte siguruar deri më sot mbështetjen e nevojshme gjatë kohës që ishte në pushtet, ndërkohë që kur ishte në opozitë tallej me “mysafirin turk”. Pala turke me siguri ka kuptuar se kjo është sjellja tipike e një edepsëzi mosmirënjohës.

 Rama nuk është thjesht në konflikt me politikanë në Tiranë e Prishtinë, por Rama është në pozicionin e një tradhëtari përballë disa politikanëve që mbrojnë integritetin territorial të vendit

Nëse i referohemi çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, unë përsonalisht nuk jam as avokat i Greqisë dhe as armik i Greqisë, por veçse mbrojtës i integritetit territorial të Shqipërisë. Kështu si unë, besoj se janë edhe Presidenti i Shqipërisë, por edhe shumë drejtues të lartë në Prishtinë, që Rama i sulmon, shan dhe ofendon. Sepse Rama për interesa të karriges së tij, ka marrë rolin e avokatit të Greqisë ndërkohë, që Kushtetuta e Shqipërisë, e detyron të mbrojë interesat territoriale të Shqipërisë. Thënë këto të gjitha, Rama nuk është thjesht në konflikt me politikanë në Tiranë e Prishtinë, por Rama është në pozicionin e një tradhëtari përballë disa politikanëvë që mbrojnë integritetin territorial të vendit. Kaq e thjeshtë është kjo që disa e quajnë përplasje.

 

Konkretisht, Greqia ka miratuar një dekret ku pretendon se bazuar në Konventën e Detit të vitit 1982, e zgjeron detin territorial nga 6 milje në 12 milje. Kjo e drejtë i lind Greqisë bazuar në Konventën e 1982, vetëm në ato territore ku përcaktohet qartas vija bregdetare. Ndërkohë që zgjerimi nga të gjithë ato zona, vende, ka ishuj, siç është rasti i dy ishjuve të Otonoti dhe Erikuzës, çështja është më e komplikuar dhe për rrrjedhojë e diskutueshme, sepse nuk ka një përgjigje evidente e automatike nga Konventa. Pikërisht në të tilla zona lindin mosmarrëveshjet mes vendeve. Mosmarrëveshje që zgjidhen ose me negociata mes vendeve (gjë që Rama thotë se nuk ka ndodhur), ose duke ju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare, sepse doktrina detare apo vendimet e mëparshme të Gjykatës Ndërkombëtare, (thënë ndryshe: precedentët) kanë dhënë zgjidhje specifike (të ndryshme) për çdo rast specifik. Thënë më shkurt: Çështja e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e ishullit të Korfuzit dhe të dy ishujve të tjerë që mbajnë emrat Otonoi dhe Erikuza, është një rast specifik që nuk mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme, por duhet të zgjidhet ose me negociata mes Shqiperisë e Greqisë përmes një marrëveshjeje, ose nëse marrëveshja nuk arrihet, duke shkuar në Gjykatën Ndërkombetare.

Rama pasi dështoi në çdo aspekt të politikës së brendshme, si një bylmez tipik mori rrugën drejt strofkës së fundit të nacionalizmit e të tradhëtisë kombëtare. Ky do të ishte fundi i pashmangshëm i një dështaku që së fundmi me sjelljet e tij tinzare, perverse e antikombëtare, po përpiqet vetëm për karrigen e tij. Përveç çështjes së kufirit detar me Greqinë për të cilin Rama do të mbahet mend nga shqiptarët si trafikant i detit, ai do të damkoset edhe si trafikant i pavarësisë e sovranitetit të Kosovës, me sulmet monstruoze ndaj lidershipit të Kosovës, deri në akuza të turpshme kundër disa prej tyre, por edhe si destabilizues i Ballkanit, kur në bashkëpunim me Vuçiç, duke i futur thikën pas shpine Merkelit, hodhi tezën antieuropiane për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Loja e tij e fjalëve dhe mungesa e transparencës sa herë Rama kapet mat, veçse ka forcuar perceptimin negativ te qytetarët për veprimet e tij në cënim të integritetit territorial të vendit. Më konkretisht, për të pasqyruar më mirë këtë perceptim publik, po vëmë në dispozicion të lexuesve një status në fb të një shqiptari inteligjent, që e zbulon Ramën si mashtrues mediokër e dredharak naiv: “Ju zoti Rama insistoni se s’jeni “tradhëtar” siç ju cilësojnë, me argumentin se në shekullin XXI s’mund të ketë më trafikantë detesh. Por harroni se edhe viti 2013, kur ju zoti Rama në opozitë, e dërguat marrëveshjen e detit të firmosur në 2009 nga të dy palët, në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe kur ju akuzonit nënshkruesit e saj si “tradhëtarë”, a nuk ishte vallë shekulli XXI?”

Pala turke me siguri ka arritur të kuptojë se ky akt, nuk është është thjesht një aksion i vetmuar grek, por është një veprim i përbashkët e tinzar i Ramës me palën greke. Një veprim që Rama e ka kryer, vetëm për interesat e pushtetit të tij personal

Rama në komunkimin me shqiptarët dhe ndërkombëtarët është jo-transparent, s’thotë asnjëherë të vërtetën, por vetëm gënjen, sajon e mashtron. Ai si tinzar e hileqar bën gjithnjë lojra fjalësh, dhe sa herë kapet mat, tenton të fshihet pas sharjeve e ofendimeve që ju bën kundërshtarëve, por veçse rrit dyshimet për gjithçka bën apo thotë, duke u zhytur më thellë në gabimet dhe fajet e tij. Kështu e ka trajtuar edhe politikën e jashtme, kështu po e trajton çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë. Gjithnjë me arrogancë, mashtrime e tinëzisht, është sjellë me të gjithë, me shqiptarët, grekët, turqit. Por duket se tani më së fundmi i ka dalë boja dhe të gjithë e njohin tashmë shumë mirë se çfarë përfaqëson!

Pala greke në mbrojtje të interesave të saj mund të deklarojë çfarë të dojë, kurse pala shqiptare nuk duhet të pranojë qëndrimet e saj  sa herë cënohen interesat e saj. Pikërisht këtu qëndron gabimi apo faji i dënueshëm i Ramës. Konkretisht, Rama duke u vendosur në pozitat e avokatit të Greqisë ka dobësuar pozitat negociuese të Shqipërisë, si përballë Greqisë nëse do të negociohej një marrëveshje, qoftë përballë Gjykatës Ndërkombëtare, nëse çështja dërgohet siç është deklaruar në Gjykatën Ndërkombëtare. Thënë shkurt e troç: qëndrimi i Ramës si avokat i Greqisë, duke pranuar publikisht pa asnjë rezervë dekretin e Greqisë, ka cënuar rëndë interesat e Shqipërisë. Ky është problemi i madh dhe themelor i qëndrimit antikombëtar të Ramës. Sigurisht pa neglizhuar edhe gabime e faje të tjera të pafalshme për një drejtues të lartë të shtetit: 1) mungesën e transparencën së veprimeve të tij për një çështje kaq delikate; 2) mungesën e konsultimeve apo të bashkëpunimit me Presidentin, opozitën dhe deri edhe Parlamentin, si dhe 3) bisedat e fshehta me palën greke.

 

Rama duhet të japë përgjigje të saktë e të plotë, përse sot mbron idenë e zgjerimit me 12 milje. Përse është kthyer në avokat i Greqisë. Ndërkohë që në 2009, heshtte për këtë çështje dhe më tej, deri në 2019, bënte nacionalistin arrogant në marrëdhëniet me Greqinë. Aktualisht, heshtja e tij fillestare por edhe dekarata e tij miratuese më vonë, ndaj qëndrimit të palës greke për zgjerimin me 12 milje, sipas eksperteve vendas, vlerësohet e gabuar dhe me ndikim në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, duke favorizuar Greqinë dhe duke e vënë Shqipërinë në pozita të dizfavorshme. Thënë shkurt e qartë, Rama me këtë sjellje është kthyer në avokat të Greqisë, duke dëmtuar rëndë interesat e vendit sepse kujdeset vetëm për karrigen e tij.

Rama pasi dështoi në çdo aspekt të politikës së brendshme, si një bylmez tipik mori rrugën drejt strofkës së fundit të nacionalizmit e të tradhëtisë kombëtare…Ky do të ishte fundi i pashmangshëm i një dështaku

Nga media greke, rezulton se Rama gjatë telefonatave të tij me drejtues të lartë grekë, apo në takimet e fshehta me palën greke, duket se ka rënë dakord paraprakisht me qëndrimin e palës greke. Sepse do të ishte e pamundur që pala serioze greke, pa një bisedë paraprake me Ramën, të bënte një deklaratë të tillë. Nga ana tjetër do të ishte e çuditshme që Rama të heshtte, apo të deklaronte dakordësinë siç e deklaroi, nëse nuk do të kishte rënë dakord paraprakisht gjatë takimeve të fshehta. Për të karakterizuar me një gjuhë më të kuptueshme për lexuesin sjelljen e Ramës, në rrjetet sociale ekziston një “perlë” e një juristi të shquar: ‘Rama shkatërroi marrëveshjen e 2009 që i akordonte Greqisë 6 milje sepse duket kishte planifikuar që më parë ti jepte 12 milje Greqisë, në shkëmbim të mbështetjes për karriken e tij të kryeministrit..’.

Rama nuk e ka trajtuar këtë çështje madhore me transparencë, përgjegjësi e seriozitet që meriton një çështje kaq e rëndësishme, delikate dhe e ndjeshme. Pa asnjë dyshim, Rama, pas u ul në vitin 2013 në karrigen e kryeministrit, i ka kryer të gjithë veprimet lidhur me këtë çështje në terr të plotë informacioni, e në mënyrë arbitrare e krejtësisht të njëanëshme. Pa asnjë konsultim me Presidentin e Republikës apo opozitën, madje as edhe me Parlamentin, media e shoqërinë civile e publikun…Le të marrim vetëm një aspekt. Rama deklaron se ka vendosur ta çojë çështjen e detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare: pyetja që të gjithë shtrojnë është: për çfarë pikash Rama ka rënë dakord me palën greke? dhe cilat janë ato pika për të cilat Rama nuk është dakord me palën greke që ai mendon ti referojë e mbrojë në Gjykatën Ndërkombëtare? Askush nuk e ka të qartë këtë gjë…

 

Rama me një diletantizëm e mediokritet ekstrem, nga informacionet e medias vendase e të huaj, por edhe nga qëndrimet e ekspertëve vendas, më rezulton se Rama ka arritur një marrëveshje të fshehtë me palën greke për çështjen e detit (Presidenti nuk ka asnjë informacion, opozita nuk ka asnjë informacion; por mendoj se edhe Parlamenti nuk ka asnjë informacion, sepse po të ekzistojë le të bëjë publik protokollet e gjithçkaje Rama ka thënë në parlament për këtë çështje), duke u kujdesur vetëm për karrigen e tij. Sepse është paradoksale që nga njëra anë me budallallëk deklaron se do ta dërgojë marrëveshjen në Gjykatën Ndërkombëtare, kurse nga ana tjetër, se insiston me marëzinë e tij se s’ka bërë asnjë marrëveshje me palën greke për këtë cështje dhe asnjeherë deri më sot nuk ka deklaruar se cilat janë ato pika për këtë çështje që nuk bie dakord me palën greke?!. Shtuar kësaj marrëzie avokatinë idioteske të Ramës apo sjelljen e tij prej tradhëtari për vendimin e fundit të palës greke, ekspertët mendojnë se me këto sjellje e veprime, produkti i dalë nga Gjykata Ndërkombëtare do të jetë defavorizues për Shqipërinë.

 

Analistë dhe ekspertë të çështjeve të detit kanë arritur në përfundmin se kjo “çorbë e prishur” që ka gatuar Rama për interesin e karriges së tij, do të mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në zvogëlimin e zonës ekonomike eksluzive me pasoja për zhvillimin ekonomik të vendit, si në të tashmen, por edhe në të ardhmen afërt. Mendohet se pas këtij veprimi janë në lojë shumë pasuri që vlerësohen deri në disa dhjetra e ndoshta qindra miliardë euro. Mbi të gjitha, këta analistë e ekspertë shqetësohen për cënimin e integritetit e vendit në mënyrë arbitrare gjë për të cilën nuk ka tagër asnjë individ, qoftë ky edhe kryeministri i vendit. Me siguri, Rama do të damkoset dhe do të mbetet në arshivat e historisë së vendit, si pazarxhi e trafikant i integritetit të vendit.

Rama duke u vendosur në pozitat e avokatit të Greqisë ka dobësuar pozitat negociuese të Shqipërisë, si përballë Greqisë nëse do të negociohej një marrëveshje, qoftë përballë Gjykatës Ndërkombëtare nëse çështja dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare

Rama i kapur mat dhe pa asnjë argument përballë ekspertëve ka filluar të shajë e ofendojë të gjithë ata që mbajnë qëndrimet në mbrojtje të integritetit territorial. Por ajo që është më e çuditshmja kërkon të gjejë strehë te qëndrimet e drejtuesve të lartë komunistë të para viteve 1990. Shfaqet i mjerë dhe është për të ardhur keq për gjendjen mendore në të cilën ndodhet. Së pari, qëndrimet e para ’90 të drejtuesëve të lartë komunistë, janë në asimetri të plotë me rolin e avokatit të Ramës si kryeministër i vendit në vitin 2020, kur Shqipëria është në demokraci. Në këtë rast mund të thuhet vetëm se nëse Rama tenton t’i bashkohet qëndrimeve të drejtuesve të para ’90, kjo është zgjedhja e tij personale, por simtetrinë e ka të pamundur ta vendosë. Së dyti, shteti komunist, kishte bërë disa zgjerime të hapësires detare; së pari nga 6 në 12 milje në 1970, dhe nga 12 milje në 15 milje në 1976, ndërkohë që në vijim të një letre nga SHBA, pas miratimit të Konventës së Detit të 1982, Shqipëria është tërhequr duke u tkurrur nga 15 milje në 12 milje. Ndërkohë që Greqia zgjerohet nga 6 milje në 12 milje duke ju referuar Konventës. Nëse Greqia deklaron në vitin 2020 një zgjerim nga 6 milje në 12 milje duke ju referuar Konventës së Detit, kjo përbën një asimtri sepse Greqi zgjerohet kurse Shqipëria komuniste pas daljes së Konventës së detit vetëm është tkurrur; në këtë rast Rama del edhe qesharak…..Së treti, Shqipëria bazuar në Konventën e detit mund të deklaronte qoftë edhe zgjerimin nga 6 ne 12 milje, se nuk ka asnjë ishull të tillë, si ishujt Otonoi apo Erikuza, që të vinte në dyshim përcaktimin e vijës bregdetare, gjë që s’mund ta bëjë automatikisht Greqia në zonën e këtyre dy ishujve, kjo është një asimetri tjetër që e nxjerr Ramën injorant për këtë çështje.

 

Përfundimisht, nga të gjithë informacionet e medies dhe shumë nga analizat e qëndrimet e ekspertëve vendas, rezulton se të gjithë veprimet, sjelljet dhe qëndrimet e Ramës, që nga viti 2009 kur ishte në opozitë, e veçanërisht pas vitit 2013, kur u ul në karrigen e kryeministrit, janë në dëm të interesave të Shqipërisë, thjesht e vetëm për interesin e karriges së pushtetit të tij personal.