Këto krijesa të vogla ‘flenë’ brenda luleve

785
Sigal

Minjtë e orizit (Micromys minutus) janë brejtës të vegjël, me peshë maksimumi 7 gram dhe me një gjatësi prej 5 deri në 7 cm (duke përjashtuar bishtin e tyre).

Ata kanë qime të buta dhe më të gjata në periudhën e dimrit. Ngjyra e pjesëve kurrizore është kafe e kuqërremtë, ndërsa qimet në pjesët e  barkut janë gri në të bardhë.

Koka e tyre është i rrumbullakët me një feçkë shumë të shkurtër.

Veshëti kanë të vegjël dhe të rrumbullakosura dhe kanë një valvul të veçantë në formë trekëndëshi, i cili ka aftësinë të mbyllë plotësisht aparatin e dëgjimit.

Bishti është aq i gjatë sa trupi dhe koka bashkë, dhe është në ngjyrë kafe të errët.

Në këmbë kanë tre gishtërinj relativisht të gjatë.

Gishti i madh është i shkurtër, dhe është i mezi dukshëm.

Ata janë të përhapur në të gjithë Evropën (me përjashtim të Spanjës dhe rajoneve jugore të Italisë dhe Greqisë.)

Minjtë e orizit, me leshin e tyre të butë, ngjiten pa vështirësi në fijet e barit, në kërcijtë e luleve, gjithashtu edhe falë bishtit të tyre të hollë.

Foletë e tyre i ndërtojnë në formë sferike me fije bari dhe mund të gjenden të ‘varura’ në mes të një grumbulli fijesh bari, zakonisht të paktën një metër në lartësi nga toka, ku femrat kalojnë javët e para pas lindjes së bashku me këlyshët.

Këta minj ushqehen me fara dhe fruta, por gjithashtu pëlqejnë jo pak të futen në lule për t’u ushqyer me polene dhe fara.

Gjithashtu mund të ndodhë që ata edhe të flenë në brendësi të gonxhes së një lule.