Spahiu: Pushteti në panik nga rritja e LSI! Binomit rilindje-oligarkë po i vjen fundi!

117
Sigal

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu deklaron se pushteti në panik nga rritja e LSI-së

Duke marrë shkas nga deklaratat e përsëritura së fundmi nga kryeministri Edi Rama dhe vartësit e tij të sektit të “rilindjes”, siç i quan Spahiu, ky i fundit deklaron se binomit rilindje-oligarkë po i vjen fundi!

“Pushteti në panik nga rritja e LSI!
Ditët dhe javët e fundit ka shpërthyer një fushatë e vërtetë nga pushteti në largim kundër LSI. Tentativa për blerje njerëzish, diversione dy-lekëshe, batare shpifjesh nga lloj-lloj rilindasish e bashkëpunëtorë të tyre.
Pushteti është në panik! Binomit rilindje-oligarkë po i vjen fundi!
E gjithë kjo tiradë balte na inkurajon të punojmë më tepër. Jemi të ndërgjegjshëm se në mungesë të alternativave, sekti i Rilindjes po provon të na tërheqë në zhgërryerjen e llucës.
Por, ne e dimë shprehjen, kur të kafshon një qen në rrugë, nuk mund të kthehesh të kafshosh qenin.
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë provat se sa më shumë e sulmojnë, aq më shumë ajo rrit votat sepse ka fituar dhe vazhdon të fitojë besimin në popull.
LSI nuk funksionon me energji negative, por funksionon si një familje e madhe që ka prioritet punësimin, zhvillimin dhe mirëqënien e çdo familjeje shqiptare.
Zgjedhje pas zgjedhjesh kemi përmirësuar rezultatin, jemi rritur sepse ne jemi parti e fjalës së mbajtur. Shqiptarët flasin me votë dhe nuk mund të durojnë më një shtet të marrë peng nga mafia dhe oligarkët.
Opozita është e bashkuar!
Partneri ynë në qeverisjen e nesërme do të jetë qytetari i ndershëm.
Më 25 prill, hijenat dhe çakenjtë do përfundojnë në koshin e plehrave të historisë. Rinia dhe çdo shqiptar tjetër do tregojë se ka një Shqipëri të mirë, një Shqipëri e cila do të jetë më në fund, shtëpia e të gjithëve!”, – deklaroi kreu i LSI-së për Tiranën, Përparim Spahiu.