Kuvend, Berisha: Miqtë e mi hakera zbuluan se Rama do marrë dhe 3 Benz blind

443
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha paraqiti sot në Kuvend një dokument sekret të Gardës së Republikës sipas të cilit veç makinave Jaguar që qeveria do të marrë me qera, janë edhe tre Benza të blinduar me vlerë të paltën 700 mijë euro secili. Deputeti demokrat tha se e ka marrë këtë informacion përmes hakerave të cilët tha se i ka miq.
“Qeveria është verbuar ka humbur çdo lloj arsyetimi këtu kam tenderin, se po bëjmë dhe në hetime. sekret me afat ruajtje 10 vjet. cili është sekreti? Veturat qeveritare. Këta kanë sekretuar vjedhjen. Qeveria në këtë vendim sekret të datës – më falni është Ministria e Punëve të Brendshme, Garda e Republikës me vendim të datës 1.10.2015 porosit për…jepja të gjithë deputetëve se ka “hackers “që i nxjerr është tjetër punë, ata janë miqtë e mi. Tani çfarë ndodh këtu? Janë 42 vetura, përveç zhaguarizimit të qeverisë tani na dalin dhe 3 Benza që kushton secili të paktën 700 mijë euro.Ggjatë qeverisë sime e vetmja veturë e blerë për delegacionet ishte një Benz i blinduar, pasi veç atij që kisha trashëguar nga paraardhësi im nuk kishte makinë tjetër për miqtë. Atë Benz nuk e ka përdorur në asnjë rrethanë asnjë zyrtar. Sapo erdhi në pushtet Edi Rama e transferoi për veten e tij, atë Benz të blinduar. Tani na porositën tre Benza të tjerë të blinduar, ky është një akt i shëmtuar, jam këtu po e them që të porositet edhe 1 jam dakord. Po gjatë 2 viteve nuk mbeti asnjë i huaj që duhej të kishte mbrojtje me makina të tilla se ishte e zënë. të blesh 3 do të thotë të jesh njeri i pashpirt, i verbuar nga luksi, frika. si mund të marrësh edhe tre makina të tjera të blinduara? “, – u shpreh Berisha.
Berisha: Buxheti po shkon për prapanicën e zyrtarëve
Deputeti demokrat tha se janë të shumtë tenderat abuzivë që do të denoncojë në vijim, dhe ata lidhen me rikonstruksionin e zyrave të funksionarëve publik
“Buxheti shkon për prapanicën e zyrtarëve. se janë me mijëra banjo që po restaurohen, kjo është mënyrë e shndërrimit të parave në para xhepi, prandaj nuk duken lekët se shndërrohen të gjitha në shërbimet për menderen. Unë do jua bie një për një tenderat e zyrave, e godinave e banjove. Mos vidhni në këtë mënyrë”, – tha Berisha.
Berisha: Rama te shkoje ne universitet vetem me nje truproje po ja mbajti
Fjalën e tij ish-kryeministri Berisha e nisi me protestën e studentëve kundër ligjit të arsimit të lartë, që pak ditë më parë njohu dhe kulmin e saj kur qëlluan me vezë kreun e qeverisë Edi Rama. Berisha tha se ndaj tyre është ushtruar dhunë dhe duhet të shkarkohet personi që ka prekur me dorë studentët.
“Të gjendet personi i cili ka shtyrë studentit dhe të nxirret jashtë çdo shërbimi në këtë vend, të ndëshkohen në mënyrë shembullore. Dhe kryeministri të mos lejohet të shkelë më në universitet me më shumë se një roje trupi, nëse ja mban, nëse nuk ja mban…të respektojmë autonominë e studentëve”, tha Berisha. 
Sigal