Sot 2 Marsi, dita e madhe e bashkimit politik të Beslidhjes së Lezhës

296
Sigal

Flet Presidenti i Republikës Ilir Meta/ Në këtë tokë, Zot është populli i Shqipërisë. 2 Marsi ishte një moment zgjimi mbarëkombëtar duke u frymëzuar nga Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Presidenti i Republikës do t’i japë fuqi votës së qytetarit. Kush prek votën, do t’i pritet dora. Vetëm referendumi i 25 prillit hap negociatat e anëtarësimit për në Europë dhe jo projektet që kanë ardhur nga Lindja.

Presidenti Ilir  Meta: Kush prek votën, do t’i pritet dora!

Vetëm referendumi i 25 prillit hap negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian

Unë gjithmonë mes Demokracisë dhe Pushtetit, jam me  DEMOKRACINË

Presidenti Ilir Meta deklaroi mbrëmë në një intervistë ë3 Neës 24 se kushdo që prek votat në zgjedhjet e 25 prillit “do t’i pritet dora në Sheshin Skënderbej”, duke i’u referuar politikanëve, punonjësve të policisë dhe çdo personi që do të guxojë të vjedhë dhe manipulojë votat. Kreu i Shtetit Ilir Meta deklaroi, se nëse Rama fiton 71 mandate, pa i manipuluar zgjedhjet, ai do të dorëhiqet të nesërmen dhe do të jetë në krye të opozitës.

2 marsi ishte një moment zgjimi mbarëkombëtar

Nuk ka asnjë lloj dështimi. 2 marsi ishte një lloj zgjimi, pas një thirrje të Presidentit. Falenderoj të gjithë qytetarët që erdhën atje. Nuk ka sesi të dështojë populli në aspiratën e vet për të mbrojtur sovranitetin e vet, sepse në Kushtetutë është e qartë që sovraniteti i përket popullit. Vetë populli ka vendosur që për çështje të rëndësishme shprehet me referendum, gjë që për dekada të tëra është bllokuar, me një ligj për të bllokuar referendumet. I gjithë ky tani është një proces, që kulmon me 25 prillin, ku kemi dy gjëra që do të bëhen të shenjta njëherë e përgjithmonë dhe ku ndëshkueshmëria do të jetë fatale, që janë vota e lirë dhe e barabartë dhe Kushtetuta dhe paprekshmëria e saj.

Epoka e referendumeve popullore

Shqipëria do të hyjë në epokën e sundimit të referendumeve pas 25 prillit. Do dalë nga epoka e errët. Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë, por nuk e di a do më zërë gjumi sot, por do përpiqem të jem i freskët nesër, sepse kam një agjendë mjaft intensive. 2 marsi është një proces që kulmon më 25 prill, i cili e kam bërë të qartë që është një referendum. Nuk kam guxuar t’i thërras më shqiptarët pas 2 marsit, sepse kam qenë i bindur që nuk do i përmbaja dot, sepse për 1 vit kanë ndodhur gjëra shumë të rënda, ka ndodhur shkatërrimi barbar në kulmin e pandemisë i Teatrit Kombëtar, kanë ndodhur kaq shumë koncesione korruptive, që kanë dëmtuar rëndë interesin publik e kombëtar. Ka kaq shumë probleme. 25 prilli do iu japë gjithë shqiptarëve atë çlirim, për të cilin ata kanë nevojë. Ne do i tregojmë botës që jemi popull që beson në demokraci! Do t’i tregojmë botës që edhe pse u shkel marrëveshja e 5 qershorit, jemi popull i zgjuar.

Do të ecim në rrugën e Evropës dhe jo në projekte që kanë ardhur nga Lindja

Nuk më intereson fare për LSI, kam një mesazh për të gjithë, nëse mendojnë se forcë politike është problem për demokracinë asgjësojeni, nëse besoni se kjo parti ka persona të inkriminuar asgjësojeni, por me votë. Jo duke e çuar për skrap, me manipulime. Në këto zgjedhje nuk ka vetëm tre parti, janë 30 parti. Detyra e qytetarit është të votojë. Unë i them qytetarit kush ju ka bërë presion me vendin e punës, kush ua ka blerë votën, ndëshkojeni me votë. Unë nuk kam asnjë interes, as se çfarë ka thënë dhe çfarë thotë njëri apo tjetri. Me 26 prill ma ndërroni emrin, ma vendosni si të doni nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbej, Kryemadhit të parës, Bashës, Ramës dhe me rradhë. Ky është një premtim i Presidentit të këtij vendi. Nëse ka një bandit që do të tentojë të bëjë blerjen e votave si Shijak dhe Dibër do ua pres unë dorën, unë presidenti i Shqipërisë. Një votë të vidhet do të pritet një votë, nuk është në kuptimin figurative.

Karrigia e Presidentit i takon popullit dhe unë i shërbej popullit

Si mund të ketë njeri më të nderuar se unë në Shqipëri, që jam ulur në karrigen e numrit një të shtetit. Ky është një zhvillim në të drejtën e partive. Unë një gjë i kam bërë të qartë Bashës dhe zonjës kryemadhi. Zgjedhjet do të bëhen, pavarësisht se ata mund të provokohen. Zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, askujt të mos i shkojë mendja të bëjë grusht shteti. Kemi qenë në grusht shteti pa pushim, ka të bëjë me kapjen e shtetit. Zgjedhjet do bëhen më 25 prill. Çdo shqiptar të tregojë përgjegjësi për veten, për familjen dhe atdheun. Basha dhe Kryemadhi kanë bërë një gabim shumë të rëndë. Të mos presin zgjedhje suedeze dhe daneze, unë jam gati të bashkëpunoj me ta për të mbrojtur zgjedhjet. Ajo që nuk i fal zonjës Kryemadhi si kryetare e LSI-së është lënia e mandateve në parlament. Në demokraci nuk ka asnjë centimetër pas, sepse boshllëqet plotësohen. Prandaj, sot është situatë kaq dëshpëruese. Unë jam President dhe më intereson që vota e presidentit dhe vota e çdo qytetari në Shqipëri të jetë e barabartë. Çdo shqiptar, në këtë moment historik, për shtetin tonë që ka degraduar turpshëm në 100 vjet, të përfundojmë ne 10 vjet mbrapa Serbisë dhe Malit të Zi për negociata  e zgjedhjet janë çdo gjë. Vota e lirë është çdo gjë e çdo qytetar që shet votën, s’ka të drejtë të kërkojë gjë, sepse është shitur si lopë. Kush nuk voton s’ka të drejtë ankohesh. Ka nga ata që thonë se s’kemi kë të votojnë. Dikë për të ndëshkuar nuk ke, për të ndëshkuar. Trimi vdes njëherë.

Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë

Mori Edi Rama 71 mandate?  Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë. Ama nëse preket një votë e lirë e shqiptarëve, këtu historia mbaron. Nuk më intereson fare, unë besoj te vota e lirë dhe demokracia. Kam qenë student i dhjetorit dhe kam dalë në një protestë e rrezik të madh, nuk e dinim cfarë do të ndodhte me mua e të tjerë. Mendonim ku do na cojnë, në Spac e diku tjetër, kur na futën në furgon. Ramiz Alia ishte një njeri që i thirri mendjes dhe nuk e pati mbylljen aq të keqe. Dy gjëra janë degraduar, që jemi kaq mbrapa ne, jemi këtu sepse nuk kemi treguar respektin tonë ndaj vetes dhe votës sonë, e kemi dorëzuar apo treguar, e dyta se kemi toleruar prekjen e Kushtetutës dhe kjo ka sjellë këtë situatë, që të kapet shteti.

Unë votën e kam kundër oligarkisë

Situata e pandemisë ka shumë probleme. Parlamenti, qeveria, presidenti dhe institucionet e tjera të jenë në shërbim të qytetarëve. Të rivendoset sistemi i llogaridhënies. Ai nuk është në rregull nga trutë, që më akuzon mua se iki në Vlorë. Të vijë në Selenicë, më kërkuan populli sepse e kishin gënjyer për votën. Unë s’kam frikë nga populli, s’kam frikë nga qytetarët. Do iu them të gjithëve që të votojnë, të tregojmë se jemi popull shqiponjash dhe jo sorrash. Na takon që të zgjedhim dhe të ndëshkojmë. Unë votën e kam për të thënë se këtu sovran është populli shqiptar. Në emër të popullit shqiptar, do ua pres dorën. Mos guxojë njeri të luajë me votën e popullit shqiptar. Presidenti do jetë në krye të detyrës dhe populli do të votojë. Është moment historik për të ardhmen e Shqipërisë. Armiqtë e Shqipërisë janë armiqtë e qytetarëve. Garancia është populli shqiptar, me votën e tij.

Presidenti do i japë fuqi votës së qytetarit

Unë gjithmonë mes DEMOKRACISË dhe PUSHTETIT, jam me  DEMOKRACINË.  Jam politikan i popullit, kam ardhur nga revolucioni, nga Lëvizja e Dhjetorit ’90 dhe nga sistemi mazhoritar. Pres nga Shqipëria te dale më 25 prill në votime,  të mbrojë historinë e saj  të lavdishme. Çdo shqiptar me poezinë e Havzi Nelës “O Liri O Vdekje” të shkojë në votime. Padisë për Teatrin Kombëtar do t’i shkoj deri në fund, aferës së inceneratorëve do t’i shkoj deri në fund. Nga rruga e demokracisë, e lirisë dhe e votës së lirë nuk na ndal dot askush.Ilir Meta pret nga Shqipëria që të dalë më 25 prill dhe të mbrojë historinë e saj të lavdishme. Këta që bëjnë si pro amerikanë, kanë hequr nga tekstet një poet amerikan për Skënderbeun, Longfollou, që në kohën e komunizmit e mësonim përmendësh. Ajo është poetë e madhërishme. Ajo ishte poemë e madhe, për të qenë krenarë për vendin tonë, sa të vendosur të jemi, që të çojmë deri në fund projektin europian, rrugën e Skënderbeun. Kam liri a vdekje poezinë e Havzi Nelës, që u var për faljen e lirë. Çdo shqiptar të shkojë në kutitë e votimit me poezinë e Havzi Nelës. Ne nuk na poshtëron dot askush. Popullon dhe kombin tonë, edhe i kanë pushtuar, por prapë janë çliruar. Nuk zhbëhet atdhedashuria. Ne nuk bëhemi popull që të kemi frikë nga policë zonash. Të ruajnë lekë, se do iu duhen për avokatët. Metës, Shqipëria duhet t’i japë kënaqësinë që të japë vullnetin. Le të më ndëshkojnë edhe mua, nëse duan. Kam krijuar LSI-në, nga ai që del ky tani në televizion. E krijova, sepse paraardhësi i këtij bllokoi integrimin europian. Një përqafim për popullin e 2 marsit, mirënjohje për të gjithë ata që iu përgjigjën presidenti të Republikë një vit më parë. Thirrje që të gjitha ata ta çojnë përpara këtë luftë në referendumin 25 prillit! Presidenti i Republikës është dhe ushtari i parë i Republikës

 

– Unë jam me demokracinë dhe jo me pushtetin. Unë jam me popullin. Unë kam ardhur nga revolucioni.

-Nëse Rama merr 71 mandate pa prekur votën e popullit unë kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozites.

– Tani jemi në një proces që kulmon me 25 prill, kur do shenjtërohet: vota e lirë dhe paprekshmëria e Kushtetutës.

– Në rast se do t’i thërrisja edhe njëherë shqiptarët, si më 2 mars, kam qenë i bindur, se nuk do t’i përmbaja dot.

– Unë ika nga PS dhe kryeministri, sepse u bë bllokadë për integrimin e vendit.

– Zotit Basha dhe znj.Kryemadhi u kam bërë të qartë se zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, pavarësisht se mund të provokohen apo nëse do ketë ndonjë përpjekje për grusht shteti.

– Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo parti për mbrojtjen e zgjedhjeve.

– Vetëm referendumi i 25 prillit hap negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

– Çdo qytetar që shet votën, nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Ai qytetar, që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet për keqqeverisjen.

– Ndëshkoni pa mëshirë më 25 prill këdo që ju bën presion me votën, këto që tenton t’ju blejë votën, këdo që ju ka mashtruar.

– Mos guxojë kush të prekë votën, se do t’i pritet dora! Kjo është e qartë dhe ta marrin vesh të gjithë!

– Çdo zyrtar, që ka shkelur Kushtetutën, do përfundojë në burg.