Sigal

Diten e sotme pergjate nje statusi ne rrjetin social facebook Edmond Panariti shpreh qarte shqetesimin per bllokimin masiv te produkteve nga AKU

Ja Statusi i plotë

Zoterinj!! Ligji i Ushqimit ju ka dhene një arme për të mbrojtur dhe jo për të vrare!! Analizat dhe procesverbalet e trupave inspektuese te AKU-se, jane si puna e pistoletes! Mund ta perdoresh ate per vetembrojtje ose për të vrare! Ligji dhe publiku, kerkon që të perdoren per te mbrojtur publikun.

Por kur kembezen e pistoletes e terheqin oligarket dhe politika, atehere kjo arme nuk mbron por vret! Vret për të spastruar konkurencën dhe konsoliduar monopolet. Trupat analizuese te miellit, vajit, mishit, perimeve, duhet ta dijne mirë se flete analizat dhe proces verbalet bllokuese, janë dokumenta ligjore qe i nenshtrohen dhe do tu nenshtrohen verifikimeve edhe nga qendra të akredituara nderkombetare. Prandaj sigurohuni mirë kur te hidhni firmat dhe shkrepur armet që ju ka besuar ligji, sepse mund te vrisni ne vend qe te mbroni!