Sokol Hazizaj: Propozimet, Kuvendi në trilemë

884
Propozimet e deputetëve të Partisë Socialiste për ndryshimin e rregullores së Kuvendit dhe procedurave e kërkesave për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetëve pritet të shkaktojnë debate edhe mes njohësve të legjilacionit në këtë fushë. Juristi i njohur, Sokol Hazizaj, kritikoi propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimin e rregullores së Kuvendit për arrestimin e deputetëve. Sipas Hazizajt, këto masa e forcojnë edhe më tepër imunitetin, duke e futur Kuvendin në një trilemë mes përcaktimeve që ka Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja. “Po çfarë saktësimi, kjo është më keq nga Berisha në kohën e Lulzim Bashës. Kuvendi në rastin konkret heq dorë nga autorizimi dhe kthen imunitetin e deputetit”, u shpreh Hazizaj për “Telegraf”. Juristi Hazizaj shtoi se për imunitetin e deputetit është e njëjta gjë në procedurë, por sot me rregullore.
Sigal