Avokatja: Nuk është njoftuar, pas 5 ditësh bie masa ndaj Berishës, ligjërisht nuk ka më ndalim

43
Sigal

Në një emision, Vasilika Hysi avokate u shpreh se të gjithë juristët e dinë se ka rënë masa e ndalimit për Berishën dërisa nuk u paraqit dhe nuk u njoftuar brenda 5 ditëve për masën

Hysi: Të gjithë juristët e dinë se ka rënë masa e ndalimit për Berishën derisa nuk u paraqit dhe nuk u njoftuar brenda 5 ditëve për masën. Nuk ka një vendim të njoftuar, ka shuarje me kalimin e 5 ditëve dhe nuk ka detyrim për paraqitje.

Avokatët nuk e zëvendësojnë paraqitjen e Berishës. Në momentin që nuk është njoftuar drejtpërdrejt vendimi i masës ndaj Berishës, konsiderohet jo e njoftuar masa dhe ligjërisht nuk ka një masë sigurimi ndaj Sali Berishës.