Skenari i 12 Nëntorit/ Protesta që kërkon të rrëzojë ‘Rilindjen’ nga pushteti. Zbardhet skenari i opozitës përpara kryeministrisë

207
Sigal

Ajo çfarë parashikohet të ndodhë në këtë protestë konfirmojnë burime për gazetën Telegraf është se do të ketë një ripërsëritje të skenarit të çadrës.

Ndërsa pritet ende të merret një vendim ajo çfarë po flitet është se do të instalohet një çadër përballë Kryeministrisë dhe do të qëndrojë aty deri në datën 6 6hjetor, ditë kjo që përkon edhe me Samitin e Bashkimit Europian që kësaj radhe do të zhvillohet në Shqipëri.

 Skenari i 12 Nëntorit, protesta që do të rrëzojë ‘Rilindjen’ nga pushteti

Opozita e bashkuar ka lajmëruar për një protestë të fuqishme me pjesëmarrjen e qindra mijëra protestuesve nga mbarë vendi. Por kjo protestë megjithëse është vetëm një ditë larg ka ende shumë enigma për mënyrën e zhvillimit të saj. Protesta e 12 Nëntorit u thirr nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili deklaroi se kjo protestë do të ketë fuqinë për të rrëzuar Kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Ndërsa kur u pyet nga gazetarët se çfarë skenari pritet të ketë një protestë që parashikohet të ketë një pjesëmarrje masive kryedemokrati nuk dha një përgjigje konkrete, ndërsa la të hapur mundësitë se gjithçka mund të ndodhë. “PD është e angazhuar kryekëput në dy veprimtari të një rëndësie të jashtëzakonshme. E para, në një protestë të fuqishme, të paparë ndonjëherë në Tiranë. Të paparë ndonjëherë në Tiranë, sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj. Një armik të identitetit tonë kombëtar. Një armik të fëmijëve tuaj, të shkollimit tuaj, një armik të shëndetit të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari. Protesta do të jetë në duart e qytetarëve, gjithçka mund të ndodhë, pritet të ketë edhe eskalime.” Kryedemokrati Berisha ka një reputacion për protesta të fuqishme dhe të cilat ndonjëherë përfundojnë edhe në skenare dhune. Ndërsa më i përmbajtur në lidhje me këtë protestë është treguar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili në një dalje për mediat deklaroi se protesta do të jetë një rrezatim i qytetarisë dhe i europianizimit që shqiptarët kanë në gjak. “Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim dhe absolutisht, që kjo është një qeveri, për të cilën kënga e numërimit mbrapsht ka filluar prej kohësh. Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës, përkundrazi, qytetarët dalin kundër dhunës së përditshme sistematike që ushtrohet nga qeveria bandë e Edi Ramës, ndaj sipërmarrësve në vend, do dalin kundër 10-fishimit të gjobave që ka kërcënuar me paketën e re fiskale. Kjo është dhuna që i largon shqiptarët nga vendi i tyre”, theksoi ai. Ajo çfarë parashikohet të ndodhë në këtë protestë konfirmojnë burime për gazetën “Telegraf” është se do të ketë një ripërsëritje të skenarit të çadrës. Ndërsa pritet ende të merret një vendim. Ajo çfarë po flitet është se do të instalohet një çadër përballë Kryeministrisë dhe do të qëndrojë aty deri në datën 6 dhjetor, ditë kjo që përkon edhe me Samitin e Bashkimit Europian që kësaj radhe do të zhvillohet në Shqipëri. Në këtë samit do të marrin pjesë liderë nga e gjithë Europa. Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në Tiranë, ka informuar se më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Vendimi erdhi pas propozimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Skenari i çadrës parashikon që do të ketë një numër të madh pjesëmarrësish për ditë me radhë dhe protesta nuk do të ndalojë në anjë moment. Në zonë do të shërbehet ushqim si dhe do të ketë edhe tualete provizore. Në protestë pritet të marrin pjesë mijëra qytetarë, të cilët janë organizuar nga drejtuesit e partive në zona të ndryshme të vendit. Disa protestues janë nisur edhe nga Diaspora për të marrë pjesë në këtë protestë, e cila është parashikuar të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë. Por skenarët e çadrave vijnë të përsëritura në historinë e politikës shqiptare të pas viteve 90. Ishte kryeministri Rama i cili në vitin 2009 pas zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat i konsideroi të vjedhura dhe nuk e pranoi rezultatin vendosi të protestonte duke ngujuar socialistët në një çadër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në këto zgjedhje asnjë nga partitë nuk siguroi vota të mjaftueshmë për të qeverisur e vetme, ndaj ishte koalicioni që arriti Sali Berisha dhe Ilir Meta që bënë që në pushtet të qëndronte Partia Demokratike. Edi Rama nis protestat duke bllokuar edhe disa rrugë nacionale për pak orë. Pas disa javë protestash, kreu i opozitës mban një grevë urie përpara kryeministrisë ku i fut deputetët e tij në çadër. Deputetja e PD-së, Arenca Trashani, gjatë një deklarate për shtyp në atë kohë i kërkoi kreut të PS-së që të zhbllokojë sa më parë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa i cilësoi antikushtetuese kërkesat dhe qëndrimet e PS-së. “Edvin Kristaq Rama, po përpiqesh prej dhjetë muajsh të bllokosh Shqipërinë duke menduar, punuar e vepruar jashtë çdo ligji juridik, logjik e njerëzor. Ti nuk e njohe rezultatin e dalë nga zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në këtë vend dhe për këtë je jashtë ligjit. Ti mbajte dhe vazhdon të mbash jashtë Parlamentit Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, dhe për këtë je jashtë ligjit. Ti bllokove bulevardin qendror me çadra dhe dyshekë, dhe je prapë jashtë ligjit. Si ligjvënëse e Kuvendit të Shqipërisë, po të them: mblidh çadrat dhe ik nga rruga, se Tirana është dhe do të jetë një qytet europian në Europë!” – do të deklaronte Trashani. Pas 12 ditësh grevë urie, Parlamenti Europian hyn si negociator mes palëve. Greva ndërpritet. Nuk arrihet marrëveshje, dhe PS-ja nuk kthehet në Kuvend, vazhdon bojkotin jo të plotë të Kuvendit. Në janar të vitit 2011, del videoja: Skandali Edi Rama shpalli protestën e madhe të 21 janarit, që e quan “demonstratë që nuk do të drejtohet nga opozita, por nga populli”. Siç dihet, demonstrata ishte e dhunshme, e në fund të saj u vranë 4 qytetarë prej forcave të Gardës. Ndërsa po i njëjti skenar i çadrave u përdor edhe nga ish- kreu i PD, Lulzim Basha, i cili në vitin 2016 në kohën e reformës në Drejtësi, përplaset fort me ndërkombëtarët, pasi kundërshton edhe ndryshimet Kushtetuese, por edhe pjesë të ligjeve organike. Reforma në Drejtësi bllokohet dhe katër muaj përpara zgjedhjeve futet në çadër para Kryeministrisë duke kërkuar “largimin e Edi Ramës” pasi sipas Bashës, “Zgjedhje me Ramën-Kryeministër nuk do të ketë”. Basha mbajti demokratët në çadër për rreth një muaj, por e gjithë protesta përfundoi me një marrëveshje të arritur natën: marrëveshje e cila mbeti sekret dhe u quajt më vonë edhe nga vetë demokratët si ‘pazari i 17 majit mes Bashës dhe Ramës për të shitur opozitën”. Basha nuk njohu asnjë fitore në mandatin e tij në krye të PD.