Fatmir Xhafaj: Shqiptarët po ikin, mos të mbyllim sytë, buxheti të jetë për të pamundurit

111
Sigal

Dy socialistë kanë dalë kundër buxhetit të vitit 2023. I pari që e mori fjalën në foltoren e Kuvendit ishte ish-ministri dhe deputeti Fatmir Xhafaj, i cili fillimisht shigjetoi kreun e qeverisë Edi Rama për gjuhën fyese të përdorur në seancën plenare të një dite më parë, dhe më pas duke përdorur një shprehje popullore apeloi që paratë të shkojnë për njerëzit në nevojë. Si ish-ministër i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj kërkoi më shumë investime në këtë fushë. “ Konsensusi politik është zëvendësuar nga batutat fyese dhe shprehjet përçmuese. Pse ka kaq shumë pesimizëm jo vetëm brenda Kuvendit, por edhe jashtë tij. Ky negativitet reflektohet te të rinjtë të cilët po e braktisin vendin. Buxheti duhet të  mendojë për të pamundurit. Në këto kohë lufte duhet të mos e mendojmë buxhetin për ta shpenzuar për projekte si në kohë paqeje. Populli ka një shprehje të mençur ‘shtri këmbët, sa ke jorganin’. Vendi ka nevojë për të analizuar shpenzimet në çdo fushë e institucion.” Më pas radha i erdhi deputetit socialist Erion Braçe, që kritikat për buxhetin i pati kryesisht për fushën e Bujqësisë. Në përfundim të seancave maratonë, vetëm me votat e Partisë Socialiste u miratua në parim buxheti dhe paketa fiskale për 2023, ku 76 vota ishin pro dhe 41 kundër.