Skandali i inceneratorëve, Kryemadhi: Pastrim parash i një grupi të strukturuar që beson se ka drejtësinë në duart e tyre

253
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë aktive në denoncimin e skandalit të inceneratorëve, ndërkohë që një ish-eksponent i partisë Lefter Koka, del i përfshirë në mënyrë direkte. Për të Koka është hallka e fundit e këtij zinxhiri korruptues, kriminal, sepse në këndvështrimin e saj, kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal,

”Nuk duhet të kapemi pas emrave, por pas fenomenit. Katarsisi është fenomen i domosdoshëm, edhe në partitë politike. Skema e inceneratorëve, jo vetëm është korruptive, por kalon edhe çështjen shqiptare, sepse ndjekja e parave shkon jashtë kufijve.

Ish-përfaqësuesi i LSI është hallka e fundit i këtij zinxhiri korruptues, kriminal, sepse në këndvështrimin tonë kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, sepse vetë funksionimi i shtetit shqiptar, me vendime të marra brenda një dite, dhe devijimin e koncesioneve, gjithçka ishte në funksion të një skeme shumë të madhe. Shqipëria noton në korrupsion, por skema e inceneratoreve shkon përtej”,-tha në një intervistë.