Flakët shkrumbojnë banesat e dy vëllezërve në Gramsh, dyshimet e para

152
Sigal

Dy banesa janë shkrumbuar plotësisht në Gramsh këtë të martë. Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Ngjarja  e  rëndë ka  ndodhur në fshatin  Kabash, rreth 30 km larg nga qyteti i Gramshit. Rënia e një shkëndije në një nga katet e banesës ka bërë që e gjithë godina të përfshihet nga flakët.

Zjarri ka djegur plotësisht  të  gjitha orenditë shtëpiake, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Bashkia e Gramshit  ka  premtuar të ndihmojë vëllezërit Lici, pronarët e banesave të dëmtuara, për rikuperimin e dëmeve.