Arrestohet në Holandë atentatori i fisit Çapaj

541
Autori i atentateve ndaj fisit Çapja është arrestuar në Holandë. Shkëlzen Hasanpapaj, 19 vjeç dyshohet si atentator i dy sulmeve ndaj fisit Çapja në Elbasan, i pari në shkurt të 2016-ës ku humbën jetën tre anëtarë të fisit dhe i dyti disa muaj më pas në qershor. Hasanpapaj u identifikua nga policia pas një hetimi të gjatë nga Prokuroria e Elbasanit. Ai ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë pas atentatit të kryer ndaj Florenc Çapjas në qendër të qytetit të Elbasanit, teksa largohej me nxitim nga vendi i ngjarjes.
Sigal