Digjet nafta në Kubë/ Zjarri në depozita, viktima e të plagosur

58
Sigal

Helikopterët u përpoqën të vënë nëm kontroll një zjarr disa-ditor që ra në depozitën e një depoje në Kubë, ndërsa kërkimet vazhduan për 16 zjarrfikësit e humbur.

Sipas një përditësimi zyrtar, një zjarrfikës 60-vjeçar humbi jetën, ndërsa 24 persona janë shtruar në spital – me pesë prej tyre që ndodhen në gjendje kritike.

Më shumë se 100 të tjerë u plagosën, shumica kanë pësuar djegie dhe rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga zona e katastrofës, raportuan autoritetet.

Zjarri në periferi të Matanzas, një qytet me 140,000 banorë 100 kilometra në lindje të Havanës, shpërtheu vonë të premten pasi rrufeja goditi një nga tetë depozitat.

Guvernatori i provincës perëndimore të Matanzas tha se zjarri ishte përhapur në depozitën e tretë, i cili u shemb si dy të tjerët para tij.

Ai tha se zona e zjarrit ishte “shumë e madhe” dhe përpjekjet për kontroll “shumë komplekse”. Zëvendës shefi i zjarrit Alexander Avalos Jorge tha më vonë të hënën se si rezultat i shembjes së depozitës së tretë rrezikohet edhe i katërti, i cili ka filluar të preket.

Avionë, zjarrfikës dhe specialistë dhe pajisje të tjera mbërritën në Kubë nga Meksika dhe Venezuela të dielën pasi kombi ishull kërkoi ndihmë nga “vendet mike”.

Fatkeqësia vjen në një kohë kur ishulli, me një rrjet energjie të vjetëruar dhe mungesa të vazhdueshme karburanti, është përballur me vështirësi në rritje në përmbushjen e kërkesave për energji.

Që nga maji, autoritetet kanë vendosur ndërprerje të energjisë deri në 12 orë në ditë në disa rajone – duke nisur protesta në kombin me 11 milionë banorë.